Athina: Çështja çame në gjykatë

04/10/2012 02:15

Ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos i kërkon ndjesë homologut
shqiptar Edmond Panariti për incidentin e shkaktuar gjatë konferencës së
përbashkët për shtyp në Athinë me vendosjen e gabuar të flamurit
kuqezi.

Në një telefonarë zhvilluar mes diplomatëve, Avramopulos i kërkoi ndjesë për incidentin protokollar, duke shprehur keqardhjen për ngjarjen, që ai e cilësoi të pakëndshme.

“Kjo ngjarje nuk mund të erresojë dhe ndikojë sapo pak rezultatet e suksesshme të vizitës suaj në Greqi”, mësohet të jetë shprehur Avramopulos.

Ndërkohë zedhenesi i Ministrise së Jashtme greke Grigoris Delavekuras deklaroi se gjatë bisedimeve ministri i Jashtëm i Shqipërisë, i eshte referuar me hollesi ceshtjes se çameve dhe pasurise se shqiptareve ne Greqi dhe ka marre menjehere pergjigje nga z. Avramopoulos se pozicionimi i patundur i pales greke eshte se Greqia eshte shtet i se drejtes dhe se kushdo qe konsideron se ka çeshtje pronesie te pazgjidhura mund t’i drejtohet organeve greke te drejtesise.

Flamuri kokëposhtë, një gabim

Gjate mbremjes se kaluar pati edhe nje reagim jozyrtar nga Ministria e Jashtme greke. Të pyetur prej Top Channel, eksponentë të lartë të kësaj ministrie, shprehen habinë e tyre për këtë ngjarje.

Burimet thanë se u informuan prej medias lidhur me incidentin dhe se e konsiderojnë atë një ngjarje aksidentale, e cila nuk ka asnjë lidhje me klimën tepër pozitive në të cilën u zhvillua kjo vizitë.

“Zoti Panariti zhvilloi në Athinë një ndër vizitat më produktive dhe miqësore të këtij niveli gjatë viteve të fundit. Në këtë vizitë u shpreh qartë vullneti i dy palëve për forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve dhe zgjidhja në një kohë të shpejtë dhe të drejtë e gjithë problemeve që krijohen herë pas here. Pikërisht, këto marrëdhënie duan një klimë besimi dhe pozitiviteti, ndaj nuk duhet të lejohen ekstremistët kudo ndodhen ata, që një ngjarje aksidentale, ta kthejnë në problem madhor dhe të hedhin baltë mbi vullnetin e mirë të palëve për të forcuar maksimalisht marrëdhëniet.

Top Channel