Malësi e Madhe, eksploziv në një biznes

02/10/2012 00:00

Një sasi eksplozivi është vendosur në orët e para të mëngjesit të sotëm
në një firmë të përpunimit të drurit në fshatin Dedaj të rrethit Malësi e
Madhe.

Ngjarja ne fjale ka ndodhur rreth ores 4 te mengjesit dhe lenda plasese i eshte vene nje makinerie te kushtueshme qe sipas administratorve te firmes kap shifren e 400 mije euro. Si pasoje e shperthimit ka pasur deme te konsiderueshme materiale.

Grupi hetimor ne vendin e ngjarjes ka gjetur dhe nje sasi eksplozivi te pashperthyer, e cila dhe ajo ishte vene prane makinerise se perpunimit te drurit. Ende nuk dihen as shkaqet dhe as motivet e kesaj ngjarje, nga hetimet e para dyshohet se eksplozivi i perdorur eshte nje sasie dhe cilesie te larte.

Top Channel