Ish të përndjekurit, shpërblimi, asnjëherë publik

02/10/2012 00:00

Fatura e dëmshpërblimit të ish të përndjekureve politike asnjehere nuk
eshte bere publike, nderkohe edhe vete buxheti i shtetit qe pas hyrje ne
fuqi te ligjit per kompensimin e tyre ka qene i vogël për të përmbushur
kërkesën financiare.

Ata që janë në grevë urie nuk kanë përfituar as këstin e parë. Në nisjen e këtij procesi Qeveria filloi një fushatë propaganduese duke e konsideruar si një vendosje të drejtësisë në vend, ndërkohë që sipas vetë ish të burgosurve gjërat kanë qenë ndryshe. Zyrat shteterore kanë kthyer përgjigjen e mungesës së fondeve.

Nderkohë shërbimi mjekesor eshte kthyer në dispozicion te grevisteve. Ndersa tete prej tyre kane marre ndihme mjekësore ne spital, gjendja shendetesore e atyre qe ndodhen nen tenden e greves se urisë po përkeqësohet së tepermi.

Top Channel