Durrës, CEZ ndëshkon tetë fshtatra

02/10/2012 00:00

Tetë fshatra të Durrësit janë në errësirë të plotë që nga dita e hënë.
Me fillimin e muajit tetor kanë nisur edhe ndërprerjet e energjisë
elektrike nga kompania CEZ Shpërndarje në kabinat elektrike që janë 100
për qind debitore dhe që furnizohen përmes nënstacionit elektrik të
Manzës.

Forcat e shërbimeve të komisariatit të policisë së Shijakut kanë mbështetur aksionin e CEZ-it për të shmangur reagimet e banorëve në fshatrat Gjuricaj, Likmetaj, Kapedanaj, Ishëm, Lalëz, Bizë, Fushë-Draç dhe Rrotull.

Ndërsa është prerë energjia në 15 kabina elektrike, shërbimet policore raportojnë se ndërprerjet e CEZ Shpërndarje do të vazhdojnë ne pranine e forcave policore. Gjatë muajit të kaluar banorët e disa fshatrave të Sukthit nisën protestat kundër ndërprerjes kolektive të CEZ-it në zonë, duke rrethuar edhe nënstacionin elektrik të Manzës e bllokuar superstradën Tiranë-Durrës.

Top Channel