Aleanca Kuq e Zi protestoi para dyerve të INSTAT për mospublikimin e
rezultateve të procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e
fetare.

Sipas Aleancës, bllokimi i Censusit është i diktuar nga Athina zyrtare e cila është e pakënaqur me shifrën prej 0.2 për qind të minoritetit grek në Shqipëri.

“Censusi nuk u publikua dhe ne këtë e paralajmëruam. Morëm edhe vulën e Gjykatës Kushtetuese, që na dha të drejtë për këtë proces antikushtetues. Ky fakt është edhe një provë tjetër që minoriteti grek në Shqipëri nuk është më shumë se 0.2 për qind, ndryshe nga sa Berisha tentoi të bënte dhe të rriste artificialish për ambicjen e tij politike për të marrë statusin e kandidatit, duke dhënë identitetin kombëtar, integritetin territorial dhe dinjitetin e shqiptarëve”, tha Rezar Balla, sekretar i Marrëdhënieve me Publikun.

Aleanca Kuqezi falenderoi të gjithë qytetarët që mbështetën nismën e saj për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare. Nderkohe INSTAT deklaron se shtyrja e publikimit te rezultatit te Censusit është shtyre për ne muajin dhjetor, per shkak te analizes se rezultateve.

Top Channel