Pollo-Balla, në gjykatën civile

01/10/2012 00:00

Ministri për Inovacionin, Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo do të vijojë përballjen e tij gjyqësore me deputetin socialist Taulant Balla në gjykatën civile.

Kjo, pas pushimit të padisë penale në Gjykatën e Lartë, çështje e cila u pushua në seancën gjyqësore të kësaj të hëne.

Ky vendim u dha nga gjykata pas kërkesës së avokates së ministrit Pollo, Iva Harka, e cila deklaroi në proçes se kërkohet pushimi i këtij proçesi pasi paditësi Pollo tërhiqet nga gjykimi.

Shkak janë bërë ndryshimet në Kodin Penal për dispozitën e veprës penale për shpifje, si dhe mënrya e ndëshkimit nga gjobë e heqje lirie në vetëm gjobë.

Në dalje të proçesit deputeti Taulant Balla pohoi për mediat se u qëndron sërish deklaratave të tij të bëra në foltoren e Parlamentit gjatë vitit 2011, për afera korruptive me tenderin e linjave të internetit me bandë të gjerë.

Top Channel