Meta: Të realizojmë me konsensus reformat

01/10/2012 00:00

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta i bën thirrje klasës
politike shqiptare që të reflektojë në këtë moment të rëndësishëm, siç
është momenti i pritjes së vendimit për statusin kandidat.

Duke folur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Lëvizjes së Gruas për Integrim, Meta kërkoi realizimin e reformave të mbetura, që kërkojnë bashkëpunim dhe konsensus politik.

“Pritet që këtë javë të plotësohen detyrimet e rëndësishme që mbeten ende për të konfirmuar nga Shqipëria, si p.sh përmbyllja e reformës parlamentare dhe ligji për Gjykatën e Lartë që është hartuar sipas standardeve europiane”, u shpreh Meta.

Kreu i LSI-së kërkoi nga partitë që të bëjnë përpjekje për të treguar seriozitet dhe vullnet për të ecur përpara dhe të marrin më shumë përgjegjësi për çështjet madhore të vendit.

Top Channel