Ligjet, dështon mbledhja e komisionit

01/10/2012 00:00

Mbledhja e komisionit parlamentar të ligjeve ka vijuar me thellimin e konfliktit politik mes palëve për ligjet me shumicë të cilësuar.

Opozita kërkoi që në fillim të mbledhjes që të zhvendosej diskutimi i ligjit për nënpunësit civilë, që kërkon shumicë prej 84 votash dhe të vijohej me miratimin e propozimeve për anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

PS rikonfirmoi qëndrimin se nuk do të marrë pjesë në asnjë shqyrtim të projekteve që kërkojnë 3/5 e votave pa u zgjidhur më parë çështja e qarkut Fier.

Në kushtet kur kjo nuk u mor parasysh nga deputetët e mazhorancës, opozita la mbledhjen duke mos qenë e pranishme gjatë disktumit të ligjit për nënpunësit civilë.

Megjithë projektin për Gjykatën e Lartë, projektligji për nënpunësit civilë është i dyti që mbetet pezull për shkak të kushtit që opozita ka vendosur për zbatimin e vendimit të gjykatave për këshillin e qarkut Fier.

Top Channel