Viktor Gushi preferonte që grabitjet t’i kryente vetëm të premten, sepse
kjo ishte dita e tij me fat dhe pas kryerjes së tyre ai lutej në kishë
me orë të tëra, duke i thënë Zotit: “Të lutem mos më lejo të bëj ndonjë
gjë të keqe”.

Kështu e pershkruan Prokuroria në përfundim të hetimeve të pandehurin Viktor Gushi, i cili do të gjykohet për 15 vepra penale, mes të cilave vjedhje me pasojë vdekjen e dy personave, vjedhje me armë tetë herë, vjedhje e mbetur në tentative në pese raste, plagosje e rëndë me dashje në tre raste dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Shuma totale e grabitur neper banka dhe arkat e ujesjellesit kap shifren e tre milione lekeve dhe 945 eurove.

Prokurorja Lindita Ziguri i ka mbyllur hetimet për 45-vjeçarin Viktor Gushi, më 27 shtator, duke e derguar dosjen ndaj tij per gjykim ne gjykaten penale.

Duke pershkruar profilin e tij ne dokumentat qe Top Channel disponon, prokurorja Ziguri thote, se Gushi preferonte te qendronte i vetem ne menyre, qe siç shprehej i pandehuri, te mos perzihej me te tjeret që edhe ata të mos përziheshin me të. Synimi i tij,- vijon Prokuroria,- ishte te krijonte nje shume te caktuar parash, qe me ne fund te kishte biznesin e tij dhe t’i krijoheshin kushtet qe te formonte nje familje.

Mekanizmi i ngjarjeve eshte i njejte ne te gjitha rastet. Ai hynte i maskuar ne objekt, perdorte arme zjarri per te paralizuar punonjesin e sigurise, mbante nje qese te gatshme ku do te fuste parate dhe te gjitha keto veprime i kryente brenda nje kohe qe nuk i kalonte 30, deri ne 46 sekonda. I pandehuri, thuhet ne kerkesen per gjykim, nuk vuan nga ndonje semundje psikike dhe eshte i pergjegjshem per veprat qe ka kryer.

Sipas Prokurorise, i pandehuri ka shpjeguar gjate hetimeve, se si e kishte vrare argjendarin Rrapo Sinanaj, ku sipas tij, e kishte qelluar me plumb ne gjoks, pasi kishte kujtuar se viktima kishte shtypur butonin e alarmit, ndersa per vrasjen e arketares ne sheshin ‘Shtraus’, sipas tij, e kishte vrare pasi ajo ishte vonuar t’i jepte leket dhe se nuk i kishte dhënë atij sasinë e kërkuar.

Top Channel