Polici rrugor, plumba ndaj “të njohurit”

30/09/2012 10:30

Një efektiv i Policisë së Durrësit u arrestua në flagrancë nga kolegët e tij mëngjesin e së dielës pasi qëlloi me pistoletën e shërbimit mbi dy vëllezërit Gjoni, pronarë të linjës së furgonave Tiranë-Shkodër.

Policia tha se efektivi i policisë Lekë Fazllia është futur në konflikt pasi nipi i tij po qëllohej nga dy vëllezërit me thikë pas një debati të nisur prej kohësh, për shkak të konkurrencës në linjën e furgonave Tiranë-Shkodër.

Në polici Fazllia tha se qëlloi për të shpëtuar nipin e tij.

Ndërkohë që policia bëri të ditur se arrestoi gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës edhe dy shtetas të tjerë të cilët hapën zjarr në një tavernë të Tiranës duke parandaluar një krim të rëndë.

Top Channel