" /> ">

Berat, e masakrojnë pas denoncimit

27/09/2012 00:00

Një dite pasi denoncoi një grabitje në supermarketin e tij në lagjen
“Çlirim” në qytetin e Beratit, pronari i supermarketit është plagosur me
armë në kokë dhe gjendja e tij është kritike.

I demtuari eshte shtetasi Armando Kocilera, i cili paraditen e sotme rreth ores 11.30 u qellua nga persona qe jane ende ne kerkim. Banoret e zones i kane dhene ndihmen e pare dhe e kane derguar ne spital, nderkohe qe jane shoqeruar personat e pranishem ne supermarket per te dhene shpjegime.

Policia po heton per lidhje mes autoreve te grabitjes se ndodhur nje dite me pare dhe plagosjes se sotme. Jane identifikuar disa persona dhe po kerkohen per t’u kapur.

Lezhë, tenton të vrasë vëllanë, arrestohet 

Një tjetër ngjarje e rëndë në Komunën Blinisht, të Lezhës.Protagonist i
ngjarjes, që për pak është shndërruar në vëllavrasje, ka qenë një
47-vjeçar nga fshati Piraj.

Sipas informacioneve paraprake, Gjin Marku, ka qëlluar me armë zjarri vëllain e tij Pjetër Marku, 39 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e këtij të fundit, ndërkohë që ende nuk janë të qarta motivet e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe brenda pak minutash ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes, bashkë me armën e krimit.

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe pas marrjes në pyetje të dy protagonistëve të ngjarjes dhe familjarëve të tjerë, do të arrijë një konkluzion zyrtar.

Lezhë, ekzekutohet familja

Tre anëtarë të një familje janë vrarë mbrëmjen e së hënës në fshatin Blinisht të Lezhës.

Tre viktimat, dy prindërit dhe djali i tyre u qëlluan nga fqinji, me një armë automatike kallashnikov, ndërsa po kalonin në portën e shtëpisë së tyre.

Mendohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit, dhe ky është versioni i pare i policisë që mbërriti në vendin e ngjarjes.

Viktimat jane Rrok, Mira dhe Fatjon Shtjefni perkatesisht 52, 50 dhe 24 vjec dhe autori i dyshuar i ngjarjes eshte Kastriot Zhuba, i cili eshte ne kerkim.

Ne skenen e krimit jane gjetur me dhjetëra gezhoja. Forcat e shumta te policise te mberrituar menjehere ne vendngjarje kane nisur punen per krehjen e zones gjithashtu jane vendosur patrullime te shumta ne terren per te kapur autorin. Edhe banesat e viktimave dhe autorit te krimit mbahen nen vezhgim nga ana e policise per te penguar pershkallezimin e situates.

 

 

Top Channel