Mbyllet shkolla e Gërdecit

26/09/2012 00:00

Nxënësit e Gërdecit që vetëm para 4 vitesh iu gëzuan shkollës së
rikonstruktuar,tashmë u duhet të ecin një orë në këmbë për të zhvilluar
mësimin në shkollën e Marqinetit.

Ministria e Arsimit ka vendosur mbylljen e shkolles 9-vjeçare në Gerdec, me argumentin se nuk mbushen klasat me nxenes.

Nxenesit e transferuar ne Marqinet ankohen se eshte rruge e gjate per t’u pershkuar ne kembe dhe se ne shkollen e Marqinetit  e zhvillojne mesimin mbasdite. Transferimi i nxenesve ne Marqinet ka revoltuar banoret, te cilet thone se duhet te paguajne 1100 leke ne muaj per nje femije, per transportin me furgon.

Me banoret e Gërdecit eshte takuar deputeti i Partise Socialiste Artan Gaci, i cili degjoi me radhe ankesat e banoreve dhe akuzoi qeverise se shpenzoi fonde per rikonstruksionin e shkolles vetem per t’i mbyllur gojen banoreve

“Në kuadër të gjithë këtyre investimeve për t’iu mbyllur gojën banorëve ishte edhe investimi në shkollën e Gërdecit, një investimi i bërë nga qeveria dhe Banka Botërore që u inaugurua një vit pas shpërthimit të Gërdecit. Por pas zgjedhjeve të 2009 nisën pushimet nga puna, iu ndërpre ndihma mjekësore të gjithë të dëmtuarve të Gërdecit. Sot kemi fëmijë pa një krah që nuk kanë asnjë lloj ndihme mjekësore dhe tani ka dy javë që shkolla e Gërdecit është e mbyllur fare. Tani këtyre banorëve të varfër iu është shtuar edhe kostoja e transportit të fëmijëve nëpër shkolla”, thotë Gaci.

Ne shkollen 9-vjecare te Gerdecit mesonin 120 nxenes dhe çdo klase kishte me e pakta 13 nxenes.Tashme shkolla  9-vjecare Gerdec, e rikonstruktuar dhe ne kushte shume te mira, do te mbetet bosh duke mos i sherbyer banorëve te kesaj zone.

Top Channel