Gjirokastër, aksidentohet familja me 7 anëtarë

26/09/2012 20:20

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 7 anëtarëve të një familjeje është regjistruar në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Burime policore bëjnë të ditur se nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë një grua 60-vjeçare, ndërsa kanë marrë lëndime të lehta dy fëmijë.

Burimet saktësojnë se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Grapsh, pasi drejtuesi i automjetit, tip ‘Golf’, ka humbur kontrollin.

Burimet shtojnë më tej se shtetasja e plagosur, e identifikuar si Razije Rama, është dërguar për mjekim në spitalin më të afërt.

Ndërkohë, dy të plagosurit Hasan Rama dhe Elton Toska janë jashtë rrezikut për jetën, por megjithatë janë dërguar në spital për një kontroll nga mjekët.

Top Channel