Greqi, arrestohen dy shqiptarë me kokainë

25/09/2012 00:38

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Greqi për shpërndarje kokaine.

Të dy shtetasit nga 22-vjec, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga policia lokale, janë kapur në ishullin grek të Kefalonia, me 75 gr kokainë.

Bëhet e ditur se policia lokale ka shpallur në kërkim edhe një shqiptar tjetër 19-vjecar, bashkëpunëtor me dy të arrestuarit.

Top Channel