Fier, gjendet një makinë e djegur

25/09/2012 00:00

Rreth orës 03.45 të mëngjesit të sotëm në rrugën automobilistike Levan
–Tepelenë, në hyrje te autostrades ne fshatin Kremenar të rrethit
Mallakastër një automjet ka dalë nga rruga dhe më pas ka marrë flakë.

Në vendin e ngjarjes kane shkuar forcat zjarrfikse, si dhe forcat e policisë të Komisariatit Mallakastër dhe të Drejtorisë së Policisë Qarkut Fier.

Si pasojë e zjarrit të rënë makina është djegur plotësisht. Në afërsi të automjetit janë gjetur tre thasë me lëndë narkotike kanabis sativa, në një sasi prej rreth 60 kilogramësh. Policia ka shkuar menjehere ne vendgjarje dhe nga puna intensive e kryer eshte bere i mundur identifikimi i autorit por qe nuk behet i ditur per arsye hetimi.

Top Channel