Arrestohen, morën peng dy fëmijë italianë

25/09/2012 00:00

Dy fëmijë italianë që mbaheshin peng në qytetin e Vlorës prej dy muajsh janë liruar nga policia.

Mesditën e së hënës një shtetase italiane bëri kallëzim penal. Ajo tregoi se femijet e saj 7 dhe 10 vjec mbaheshin peng nga shtetasi Altin Festim Kacaj, vjec 37, banues në lagjen “10  Korriku” Vlorë. Ky i fundit,  nëpërmjet mashtrimit i ka mbajtur fëmijët në Vlorë me pretendimin për t’i lënë me pushime dhe ajo të shkonte të vazhdonte punën e saj në Itali.

Shtetasja italiane pasi eshte kthyer ne Itali së bashku me shtetasin Altin Kaçaj është vënë nën presionin e moskthimit të fëmijëve dhe eshte detyruar të prostituohej. Menjëherë me marrjen e këtij kallëzimi brenda një kohe shumë të shkurtër është bërë e mundur gjetja e fëmijëve dhe lirimi i tyre të palënduar si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Altin Festim Kacaj, vjec 37, i cili i mbante fëmijët brenda një automjeti dhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasin Basmir Festim Kaçaj, vjec 22.

Top Channel