Ish të përndjekurit në grevë urie

23/09/2012 00:00

Të përndjekurit politikë, edhe pse të grupuar në disa shoqata, do të hyjnë në grevë urie për t’i kërkuar qeverisë shqiptare plotësimin e kërkesave të tyre.

Anëtarët e shoqatës së të burgosurve politikë për drejtësi dhe dinjitet, mbrëmjen e së shtunës dhanë të parët sinjalin se kjo shtresë e shoqërisë nuk do të pajtohet më me mënyrën se si është trajtuar deri më tani.

Ata e nisën grevën e tyre të urisë në një ambient të hapur.

“Jemi në 100-vjetorin e Pavarësisë, por ne nuk na njohin për shqiptarë me sjelljen që kanë treguar ndaj nesh. Ne po vdesim përditë. Ne kemi ngelur ende armiq të Partisë, na përbuzin kudo”, shprehen ish të përndjekurit.

Të martën e javës që vjen një tjetër shoqatë ka paralajmëruar nisjen e një tjetër greve urie.  

Top Channel