Tiranë, plagosje me armë zjarri

20/09/2012 00:10

Një plagosje me armë zjarri tek Rruga e Kavajës ka tronditur të mërkurën në mbrëmje kryeqytetin.

Ngjarja ka ndodhur pranë parkut të autobusave, ndërsa i plagosuri 38-vjecari, Eduard Doku u dërgua në Spitalin Ushtarak për të marrë trajtimin mjekësor.

Nga burimet paraprake mësohet se autori është identifikuar dhe organet e rendit menjëherë kanë nisur kërkimet për kapjen e tij.

Sipas policisë i dyshuari për plagosjen e shtetasit Eduard Doku është shtetasi Genti Roshi.

Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.  

Top Channel