Shtëpitë e ish-pronarëve, protesta në Vlorë

20/09/2012 00:00

Dhjetëra banorë të qytetit të Vlorës kanë protestuar paraditen e së
enjtes përpara godinës së prefekturës Vlores për nxjerrjen e tyre nga
shtëpitë e ish-pronarëve.

Me pankarta ne duar banoret te cilet prej vitesh kane qene te strehuar ne banesa te ish pronarve jane mbledhur perpara ambienteve te godines se prefektures dhe te irrituar kane kundershtuar miratimin e ligjit per nxjerrjen nga banesat. Qeveria e cila ka nxjerre kete ligj duhet te mendoje per sterhimin tone kane thene ata. Ata kane akuzuar kryeministrin Berisha per nxjerrjen ne rruge.

Banoret jane shprehur se kjo proteste do te vazhdoje perpra zyrave te Kryeministrise nese problemi i tyre nuk merr zgjidhje.

Top Channel