Kreu i LSI-së, Meta përballë Ramës

20/09/2012 00:00

Konventa e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të verë përballë për
postin e kreut të kesaj force politike Ilir Meten, drejtuesin aktual dhe
Luan Ramën që mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm. 

Kreu i Komitetit Organizator të Konventës Zgjedhore nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e cilësoi garën si tregues të vleres dhe demokracisë së brendshme në këtë forcë politike.

“Procesi ishte nje proces i hapur, krejtesisht transparent dhe krijoi kete gare, e cila per mendimin tim eshte mjaft e plote, eshte nje gare demokratike dhe gare kualitetesh. Eksperiencat e gjata te zotit te Meta dhe eksperienca e spikatur e zotit Rama garantojne nje pasurim qe LSI perfiton nga nje proces i tille debati”, tha Vasili.

“Une do te bej prezent detaje apo shtyllat mbi te cilat mbeshtetet platforma ime, natyrisht do te sjell edhe vleresimin kritik per ate cfare ka bere me mangesi apo cfare nuk ka bere mire LSI-ja dhe permes ketij ballafaqimi te shkojme tek gjykimi i votuesve te LSI-se me ide te qarta, me projekte te qarta, me programe te qarta”, tha Rama.

Konventa Kombetare Zgjedhore e Levizjes Socialiste per Integrim do te zhvillohet ne date 27 tetor.

Top Channel