Masakrimi i 26-vjeçares, familjarët kërkojnë drejtësi

19/09/2012 00:00

Familjarët e Eriselda Elmazit, 26-vjeçares e cila u masakrua nga
bashkeshorti dhe u gjet e hedhur ne koshin e mbeturinave ne qytetin e
Pogradecit kanë kërkuar edhe njëherë kapjen e autorit.

Teksa përballen me ankthin nëse 26-vjeçarja do te arrije te mbijetoje pas plageve te marra, ku edhe mjeket japin pak shprese, nje tjeter frike duket se ka mberthyer familjaret. Ata thuajse nuk e kapercejne pragun e deres nga frika se Romeo Babani mund t’i sulmoje serish apo t’u rrembeje femijet.

Të mbyllur prej ditesh ne banese familjaret kane kerkuar mbeshtetjen nga shteti dhe veprimin e policise per vendosjen e drejtesise. Erisilda Elmazi u gjet e hedhur ne nje kontenier mbeturinash teksa ishte rrahur dhe plagosur nga bashkeshorti i saj me mjete te forta dhe te mprehta.

Ngjarja ndodhi mengjesin e se dieles rreth ores 2 pas mesnate ku bashkeshorti i te plagosures Romeo Babani 28 vjeç ka shkuar tek banesa e prinderve te 26-vjecares ku ajo ishte strehuar se bashku me dy femijet e saj per shkak te konflikteve familjare qe kishte dhe i ka kerkuar asaj te dale jashte per t’u sqaruar. Pasi ka dale jashte autori dhe e plagosura jane konfliktuar dhe ky i fundit e ka rrahur ate dhe e ka plagosur me mjete te mprehta ne pjesen e kokes. Teksa ka kujtuar se i ka shkaktuar vdekjen autori e ka hedhur trupin e 26-vjeçares ne koshin e mbeturinave dhe eshte larguar.

Top Channel