" /> ">

Lihet në burg pedagogu e studentja

19/09/2012 00:00

“Burg pa afat” është masa e dënimit që ka dhënë Gjykata e Elbasanit për
pedagogun e Gazetarisë, Isidor Koti dhe studentes Klaudja Kushi 21 vjeç,
të cilët u arrestuan disa ditë më parë për korrupsion.

Koti u vu në pranga, nën akuzën “Korrupsion Pasiv i Personave që Kryejnë Funksione Publike”, ndërsa Kushi për veprën penale të sekseres e cila mblidhte para tek studentët e gazetarisë, në këmbim të notës kaluese të lëndëve që Koti jepte në këtë universitet.

Prokurori i çështjes Ridvan Sulkja ka kërkuar masën “Arrest me burg” për 30-vjeçarin, pasi vepra penale që ai ka kryer prish imazhin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe njëkohësisht ka marrë para nën dorë për të dhënë notën kaluesë të studentëve.

Ndërkaq edhe trupi gjykues, i kryesuar nga Bujar Musta ka pranuar kërkesën e prokurorit , deri në përfundimin e plotë të hetimeve. Avokati i mbrojtes së Pedagogut Ilir Gjevoir ka kërkuar lirimin me kusht të Kotit, gjë e cila nuk është pranuar, nga trupi gjykues. Nga ana e tij, i dyshuari, nuk e ka pranuar krimin, duke thënë që ky është një kurth, i cili është ngritur në drejtim të tij. Ky nuk është rasti i parë që Universiteti “Aleksandër Xhuvani” përfshihet në një skandal të tillë.

Top Channel