Ballsh, banorët: Kemi 6 muaj pa drita

19/09/2012 00:00

Dhjetëra banorë të lagjes së ish-burgut në qytetin e Ballshit zhvilluan ditën e mërkurë një protestë paqësore.
Shkak per kete eshte mungesa prej 6 muajsh e energjise elektrike. Per
vite me radhe ata furnizoheshin nga nje kabine elektrike qe tashme
ndodhet ne pronesi te nje kompanie private.

Drejtuesit e kompanise CEZ u kane premtuar se do te ndertojne nje kabine te re por qe ende nuk eshte ndertuar. Banoret thone se pervec abonenteve familjare, mungesa e energjise elektrike ka shkaktuar deme te konsiderueshme edhe te bizneset e tyre.

Banoret kerkojne nderhyrjen e institucioneve shteterore per zgjidhjen e ketij problemi. Ne qoftese ky problem nuk do te zgjidhet banoret do te pershkallezojne protestat deri ne bllokimin e rruges nacionale Ballsh Gjirokaster si dhe do te hyjne ne greve urie.

Top Channel