Transferimi i mësuesve, sindikatat: Politike

18/09/2012 00:00

Dhjetra mësues të gjimnazeve në shumë rrethe të vendit, po transferohen pa asnjë të drejtë në shkolla të ndryshme, duke shkelur të dispozitat e kontratës kolektive.

Sindikalistët e arsimit kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Arsimit për këto lëvizje që janë sa politike edhe korruptive.

Kreu i Konfederatës së Arsimit, Xhaferr Dobrusha tha se  këto lëvizje po kryhen përpara se të hyjë në fuqi ligji i ri për sistemin parauniveristar.

Transferimet e mësuesve po kryhen në Mallakastër, Mirditë, Has, Gramsh, Librazhd por edhe në qytete të tjera.

Mësuesit me përvojë disa-vjecare po zëvendësohen me mësues të rinj  të cilët, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, mbeten në këto gjimnaze.  

Top Channel