Kapen refugjatë sirianë në Gjirokastër

17/09/2012 00:00

Gjashtë shtetas sirianë që me shumë gjasa janë larguar nga vendi i tyre
për shkak të luftës u kapën nga policia e Gjirokastrës në dy aksione të
ndryshme.

Policia eshte duke hetuar per nje rrjet trafikimi te klandestineve te huaj qe kalojne nga Greqia ne Shqiperi e me pas ne drejtim te Malit te Zi, me synim vendet e Europes Perendimore duke ju paguar trafikanteve nga 1500 euro.

Policia njofton se ka marre informacione se disa shtetas te huaj pa dokumenta po udhetonin drejt Tepelenes. Ne aksin Gjirokaster-Tepelene eshte ndalur nje mjet me targa te huaja qe drejtohej nga shtetasi Grigor Sulaj nga Fieri, me te cilin udhëtonin tre shtetas nga Siria.

Në këtë automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e mjetit edhe tre shtetas shqiptarë, një nga Tepelena, një nga Fieri, një nga Tirana dhe një nga Tropoja. Operacioni ka vijuar edhe në aksin rrugor Gjirokastër- Jergucat, ku në afërsi të fshatit Grapsh janë kapur edhe tre shtetas të tjerë sirianë, të cilët po udhëtonin në këmbë në drejtim të Gjirokastrës pasi kishin kaluar me këmbë nga poshtë postobllokut të policisë në Jergucat.

Po në vijim të hetimeve janë shpallur në kërkim dy shtetas një nga Tepelena dhe një shtetas nga Tirana, pasi këta shtetas organizojnë dhe zhvillojnë trafikun e shtetasëve të huaj marokenë, sirianë, algjerinë, e palestinezë nga Athina në Shqipëri e më pas në Malin e Zi, kundrejt vlerës 1500 euro për person.

Top Channel