Gurët në veshka, më të prekur fëmijët e dehidratuar

17/09/2012 00:00

Mjekët urologë të QSUT-së kanë vërtetuar se lagështia në verë dhe
temperaturat e larta favorizojnë krijimin e gurëve në veshka, sidomos
tek fëmijët që preken nga diarretë.

Një studim i Klinikës së Urologjisë në QSUT, i kryer tek 3800 pacientë gjatë një periudhe 10-vjeçare u vu re se 11 përqind e fëmijëve me diarre pas 6 muaj iu krijuan gurët në veshka.

Mjeku urolog Flamur Tartari tha se Shqipëria renditet në Evropë ndër vendet e para për numrin e të sëmurëve me gurë në veshka, të cilat prekin edhe moshat e vogla.

Sot teknologjia në fushën e Urologjisë ka avancuar shumë dhe sipas mjekut urolog turk i ftuar në Konferencën Ndërkombëtare për Urologjinë,Haki Perk, heqja e gurëve mund të behet thjesht me një prerje 2 centimetër.

Prej dy vitesh në QSUT ka mbërritur aparatura moderne për eliminimin e gurëve në veshka por mjekët thonë se pacientët paraqiten shumë vonë e për pasojë një pjesë e madhe tyre detyrohen të heqin veshkën.

Top Channel