Tiranë, vritet me thikë 17-vjecari në autobus

16/09/2012 19:20

Një sherr banal mes dy personave në një autobus linje në kryeqytet pati një fund fatal, teksa një 17-vjecar mbeti i vrarë me thikë.

Viktima është  17-vjecari, Napolon Mustafa, teksa vetëm pak minuta më pas policia ka mundur të arrestojë të dyshuarin kryesor për krimin. Ai është Mirush Ajazi. 36-vjec banues në Bathore.

Ngjarja ndodhi në autobusin e linjës së Kamzës.

Policia konfirmoi se bëri arrestimin e të dyshuarit pas vrasjes për motive banale sipas organeve të rendit, ndërsa si Ajazi dhe viktima ishin banues në Bathore.

Top Channel