Vrasje e dyfishtë në Pogradec

14/09/2012 17:40

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së premtes qytetin e Pogradecit, ku një i ri ka vrarë me armë zjarri dy persona, të afërm të tij.

Sipas informacioneve të fundit policore, autor i krimit të rëndë është shtetasi Romeo Myrtezai, 30 vjeç, i cili fillimisht ka qëlluar të afërmin Fatmir Muhaxhiri dhe më pas vëllain e tij.

Të shtënat janë dëgjuar nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka vënë në pranga 30-vjeçarin.

Nga burime policore zyrtare mësohet se motivet e ngjarjes kanë sfond familjar, pasi viktima e parë, 65-vjeçari Fatmir Muhaxhiri, ishte gjyshi i bashkëshortes së Myrtezait.

Kriminaliteti i lartë vazhdon të jetë i pranishëm në vend dhe motivet kryesore të kësaj pranie janë varfëria dhe mungesa e ligjit, që bën që vrasësit të mos kenë frikë prej tij.

Shembuj të kësaj situate janë vrasja e pak muajve më parë të një gruaje tek Fusha e Aviacionit, në Tiranë, nga një i ri që donte t’i vidhte varsen.

Ndërkohë që plumbat nuk kanë kursyer as zyrtarët e policisë, si kryekomisar Adem Tahirajn, që u vra të enjten teksa përpiqej të kapte një kriminel të mirënjohur, që ishte lënë i lirë nga gjykata pavarësisht krimeve që kishte kryer.

Top Channel