Dibër, ura e Muhurit, e rrezikshme

13/09/2012 00:00

Mijëra banorë të komunave dhe fshatrave Muhur, Arras, Selisht,
Zall-Dardhe, Reç, si dhe Lurë u duhet të rrezikojnë jetën ndërsa kalojnë
në një urë të pasigurt dhe të shkatërruar.

Kjo eshte ura e Muhurit e ndertuar qe ne vitin 1936. Sot pas disa dekadash eshte ne gjendjen e saj me te keqe dhe per me tejet rrezikon edhe jeten e te rriturve dhe femijeve qe u duhet te kalojne mbi keta hekura. Banoret thone se kane kerkuar ndihme ne cdo instance shteterore, edhe prane Kryeministrit por askush nuk ka nderhyre qe jeta e tyre mos rrezikohet.

Zyrtarisht eshte njoftuar se Ministria e Transporteve do beje nje tender per te riparuar kete ure. Ndersa koha kalon dhe stina e reshjeve po mberin, situata ne kete ure eshte shume e rrezikshme. Per te evituar kalimin, banoreve u duhet te bejne disa dhjetra kilometra me shume me automjete nga rruget dytesore.

Top Channel