Lirimi i banesave të pronarëve

12/09/2012 00:00

Famijet e pastreha që jetojnë në ambientet me qira në pronësi të tjetër kut, janë të revoltuara me aktin normativ të qeverisë që urdhëron daljen nga shtëpia brenda datës 1 nëntor.

Ata kërkojnë që qeveria t’i strehojë në banesat sociale pasi nuk i përballojnë kreditë, ndërkohë që pronarët thonë ata, ta gëzojnë pronën e tyre.

Në  një godinë  jetojnë 12 familje dhe vetëm në bodrum janë strehuar 4 familje të cilat kanë një banjo të përbashkët. Familjet e pastreha thonë se kanë paguar qira dhe taksa ndaj shtetit rregullisht e sot nuk mund të nxirren në rrugë pa iu gjetur një strehë tjetër.

Familjet dalin në protestë, i mbështet edhe opozita

Në mesdite familje të pastreha kanë protestuar duke zënë edhe rrugën pranë 9-katësheve ku i kërkojnë qeverisë të marrë masa për t’i strehuar ata. Në protestë ata janë mbështetur nga deputetë të Partisë Socialiste.
 “Qeveria duhet të gjejë zgjidhje për ju, jo duke ju lënë në rrugë, as duke ju lënë në azil, sic thotë Sokol Olldashi. Mos bini në grackën e Sali Berishës, ai sot do t’ju vërë në sherr me ish-pronarët. Ish-pronarët janë në të drejtën e tyre dhe ne biem dakort. E dyta, kjo nuk është luftë klasash, ku njërit i thuhet rri në shtëpi se je me PD, ndërsa ti tjetri që je me PS shko dil jashtë, ose po nuk deshe jashtë, shko në azil”, deklaroi para banorëve, deputeti socialist, Saimir Tahiri.  

Familjet, që u është lënë  afat për të dalë nga shtëpitë deri në datën 1 nëntor do të protestojnë sërish të enjten para parlamentit.

Top Channel