Librazhd, shkollim nën qiell

12/09/2012 00:00

Nëntë nxënësit e shkollës Mënik në Librazhd duhet të bëjnë mësim në natyrë jashtë shkollës së tyre, e cila është tërësisht e shkatërruar.

Komuna ka nisur të bëjë disa riparime në godinën e rrënuar, por problemet nuk kanë të sosur për nxënësit.

Godina nuk ka energji elektrike, nuk ka ngrohje, nuk ka mjete didaktike dhe nxënësit që kanë mungesa të mëdha të librave duhet të udhëtojnë edhe disa kilometra në një rrugë të shkatërruar për t’u mbledhur bashkë në këtë shesh-shkolle.

Deputeti socialist Taulant Balla, ka takuar nxënësit e kësaj shkolle në natyrë.

“Një rast ndër disa të tilla në rrethin e Librazhdit. Janë 11 shkolla në Librazhd që janë pothuajse në të njëjtën gjendje si kjo këtu. Qeveria fshihet pas shifrave apo ndonjë shkolle në kryeqendrat e Shqipërisë, ndërkohë që Shqipëria reale është kjo që po shihni këtu; këta fëmijë dhe kjo shkollë”, thotë deputeti Balla.

Pamjet e kësaj shkolle janë me të vërtetë migjeniane dhe ajo vijon të quhet institucion arsimor vetëm falë punës së mësuesve dhe dëshirës së nxënësve për të mësuar.

Në këtë godinë nuk ka asnjë kusht për të qendruar nxënësit, ndërsa në dimër është pothuajse e pamundur që shkolla të funksionojë.

Top Channel