Gjirokastër, 70 % e studentëve në konvikt

12/09/2012 00:00

Rreth 720 shtretër do të ofrojnë për studentët e universitetit ‘Eqerem
Çabej’ këtë vit dy konviketet e vajzave dhe djemve në Gjirokastër.

Situata akomoduese po mbetet e njëjtë të paktën gjatë 7 viteve të fundit pasi edhe numri i studentëve që ndjekin universitetin e Gjirokastrës ka qenë statik. Drejtori i Konviktit Novruz Shehu thotë se gjatë viteve të fundit ka një numër të madh studentësh nga rrethet e veriut të vendit të cilët preferojnë konviktin për shkak të kostos konkuruese. Shehu bën me dije se po kryhen ndërhyjet e fundit të mirëmbajtjes së dhomave ndërsa flet për një kapacitet të shtuar tek konvikti i vajzave që përbëjnë 75% të studentëve konviktorë.

Nga ana tjetër tregu i shtëpive me qera pritet të ofrojë një rritje prej 20% në pagesat për qeratë mujore e motivuar kjo sipas agjensive që ndërmjetësojnë shitblejret dhe qeratë më kthimin e emigrantëve shqiptarë dhe rritjen e kërkesës për banesa me qera. Megjithatë një numër i konsiderueshëm i studentëve me kohë të plotë thonë se kushtet janë më të përshtatshme në shtëpi me qira ku seicili mund të ketë mjedisin e tij.

Universiteti i Gjirokastrës do të presë këtë vit rreth 900 studentë me kohë të plotë dhe rreth 700 të tjerë në sistemin part-time. Shpenzimet që studentët kryejnë për të plotësuar nevojat e jetesës në qytetin e Gjirokastrës llogaritet më shumë se 50 milionë lekë në muaj pasi vetëm 20% e tyre preferojnë të ushqehen në mensa.

Top Channel