Gjakmarrja, ekzekutohet në Dukagjin 49-vjeçari

12/09/2012 00:00

Ekzekutohet me armë zjarri pranë banesës së tij në Dukagjin një 49-vjeçar.

Sipas informacioneve të fundit viktima është identifikuar si Marash Tonaj, ndërsa ende nuk dihet se cilët janë autorët e këtij krimi.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat, por paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë gjakmarrja.

Top Channel