Ekstradohet nga SHBA i dyshuari për vrasje

12/09/2012 19:40

Një 45-vjeçar shqiptar u ekstradua ditën e mërkurë nga SHBA në Shqipëri, për t’u përballur me akuzën e vrasjes me dashjes.

Lajmi u raportua nga portal “Boston.com”, referuar Agjensisë së Lajmeve “Associated Press”. Sokrat Stambolliu, i njohur ndryshe edhe si Albert Kapllanaj, ishte dënuar më parë edhe nga drejtësia amerikane në vitin 2005, për tentativën e përdhunimit të një fëmije.

Në momentin e arrestimit, 45-vjeçari pati pranuar se kishte hyrë në SHBA në mënyrë të paligjshme. Ai riatdhesohet pasi vuajti të plotë dënimin për abuzimin seksual.

Përveç akuzës së vrasjes, mbi Stambolliun rëndojnë në Shqipëri edhe akuzat e tentativës së vrasjes, armëmbajtjes pa leje dhe rrezikim i sigurisë publike, për ngjarje të ndodhura në fillim të viteve 2000.

Top Channel