Lezhë, vdes punëtori i ndërtimit, ra nga lartësia

11/09/2012 00:00

Një 50-vjeçar lezhjan ka humbur jetën aksidentalisht, teksa punonte në
një pallat në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të
qytetit të Lezhës.

Burimet policore sqaruan se Gjeto Leka, 50 vjeç, i cili punonte prej disa vitesh në ndërtim, ka qenë duke punuar në katin e shtatë të një pallati, kur skela mbi të cilën ai punonte është shkëputur papritur.

50-vjeçari është rrëzuar përtokë dhe me gjithë përpjekjet e kolegëve të tij për ti dhënë ndihmën e parë, ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Policia ka nisur hetimet nëse janë respektuar kushtet e sigurisë teknike dhe ka shoqëruar disa nga dëshmitarët e ngjarjes.

Top Channel