Korçë, i dënuari tenton të vetëvritet

11/09/2012 00:00

Një i dënuar në burgun e Korçës ka tentuar t’i japë fund jetës duke
prerë damarët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur Metush
Çollari, 33 vjeç, ka tentuar të vetëvritet me një mjet prerës, brenda
qelisë së tij.

Ai është gjetur në gjendje të rëndë nga një prej gardianëve të burgut, i cili ka dhënë alarmin. I dënuar është dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Sipas mjekëve gjendja e tij mbetet kritike për jetën.

Çollari është dënuar me 25 vjet burg për vrasje dhe kohët e fundit ai është braktisur edhe nga familjarët, të cilët nuk kanë shkuar ta takojnë. Dyshohet se 33-vjeçari ka qenë në gjendje depresive në momentin që ka tentuar të presë damarët. Policia ka nisur hetimet, se si ka mundur të sigurojë mjetin prerës brenda mureve të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Top Channel