Gjimnazistët, nismë për ricikilimin e mbetjeve

10/09/2012 00:00

Mbledhja e mbeturinave dhe ndarja e tyre sipas sistemit ekologjik, është
nisma më e re që kanë ndërmarrë gjatë kësaj fundjave, nxënësit e
gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Të ndikuar nga lëvizja e re e mësuesve gjermanë për përdorimin e koshave të veçantë për cdo lloj mbetjeje, edhe klasat e tjera të gjimnazit “Sami Frashëri” janë shprehur ë gatshëm ta aplikojnë këtë lëvizje por problem mbeten fondet për blerjen e koshave për të gjitha klasat. Për këtë arsye, të rinjtë u kanë kërkuar ndihmë qytetarëve të Tiranës.

Në mënyrë simbolike përmes një statuje të madhe e krijuar me shishe të vogla plastike e vendosur në rrugën pedonalja të rinjtë kërkuan që edhe qytetarët të solidarizohen me nismën e tyre për funksionimin e shkollës në mënyrë evropiane.

Sipas gjimnazistëve, shishet e vogla plastike mund të duken të parëndësishme, por dëmi që ato shkaktojnë si mbetje të padekompozueshme është shumë i madh.

Pas mbledhjes së fondeve, statuja do të çmontohet dhe shishet do të dërgohen për riciklim në një fabrikë riciklimi në afërsi të Tiranës.

Top Channel