AK reagon për Muzeun e Pavarësisë

09/09/2012 00:00

Në një protestë të organizuar këtë të dielë përpara godinës ku u mblodh dhe u formua qeveria e Ismail Qemalit, dhjetra përfaqësues të Aleancës Kuqezi, kanë shprehur shqetësimin lidhur me mbylljen e godinës në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Sipas Sekretarit për Kulturën dhe Artin i Aleancës Kuqezi, Mystehak Xhemali, ky është një tjetër skandal i qeverisë në kuadër të organizimeve festive për 100 vjetorin.

Muzeu i Pavarësisë është mbyllur prej rreth një muaji pasi sipas drejtuesve të kulturës është duke u rikonstruktuar.

Kjo protestë vjen dy ditë pasi kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu gjatë një tryeze me artistë dhe intelektualë në kuadër të fushatës “Fytyrat e Krimit” akuzoi drejtpërdrejt Ministrin e Kulturës, Aldo Bumci për shkatërrimin e veprave dhe monumenteve të kulturës.

Zoti Spahiu publikoi dosjen me shkeljet që sipas tij ka kryer ministri Bumci gjatë qendrimit të tij në këtë post, ndërsa tha se për këto ministri duhet të dënohet me 8 vite burg.  

Top Channel