Projekti për beneluksin shqiptar

08/09/2012 00:00

Në një tryezë për ekonominë të organizuar nga Aleanca Kuqezi, Kreshnik Spahiu i kërkoi dy kryeministrave Sali Berisha dhe Hashim Thaçi që të heqin barrjerat doganore deri në 28 nentor.

Në të kundërt, paralajmëroi ai, Aleanca do të krijojë strategjinë për beneluksin shqiptar. Spahiu theksoi se eshte e pandershme që shqiptarët të paguajnë në dogana.

Ndër të tjera kreu i AK e vuri theksin tek ato që ai i quajti “biznese qeveritare”, që sipas tij duhet të shkatërrohen për të çliruar vendin nga monopolet që po mbysin ekonominë.

“Çdo produkt në Shqipëri, si mjelli, duhani, djathi e nafta kanë një emër, emrin e një ministri ose deputeti. Nëse ne duam të bëjmë Shqipërinë me produkte, atëherë ne duhet të heqim emrin e çdo ministri apo deputeti”, deklaroi Spahiu.

“Ato nuk mund të jenë monopol. Bizneset qeveritare duhet të falimentojnë nëse ne kërkojmë zhvillim ekonomik në Shqipëri”, shtoi kreu i Aleancës Kuqezi.

Top Channel