Në Parkun Kombëtar të Bozdovecit nuk kanë mbetur shumë gjëra për të parë. Trupa pemësh dhe hiri i mbetur nga djegia e gjithçkaje që ishte këtu janë i vetmi element që arrin të shohësh, pavarësisht nga rrezja që mund të kapë syri.

Për 10 ditë rresht zjarri përpiu tre të katërtat e masivit pyjor dhe shumë pak pemë mund të rimarin veten nga kjo katastrofë. Sapo hedh sytë në drejtim të asaj zone që ditë më parë të mbushte me gjelbërim dhe ajër të pastër, sheh një zëvendësim të menjëhershëm.

Në vend të ngjyrës së gjelbër tashmë ka vetëm gri, por dëmi është edhe më i madh, sepse ky pyll ishte mushkria e qytetit të Korçës. Parku i Bozdovecit, që ndodhet vetëm 8 kilometra larg Korçës, është shpallur park kombëtar në vitin 1968.

Bredhat dhe pishat shekullore në këtë park plot hijeshi jo vetëm që nuk të lejonin të shihje diellin me kurorat e tyre të larta e të gjelbra, por me ajrin e pastër ka qenë ndër vite  mushkëria e gjelbër e qytetit. Maskara në këtë park nisi pas vitit 1990.

Prerja e pyjeve për dru zjarri ka lënë shenjat e saj ngado. Trungje pemësh të prera prej vitesh por edhe së fundmi janë ende në tokë. Pylli kishte edhe një pasuri të madhe me kafshë të egra, por që pas zjarrit të madh 10-ditor nuk ekziston më.

Mbi 100 hektarë u shkrumbuan nga flakët. Mbi 140 persona punuan për shuarrjen e zjarrit por vetëm ndërhyrja nga ari me avionë bëri të mundur fikjen e flakëve. Asnjë person nuk është akuzuar për zjarrvënien që policia e cilësoi të qëllimshme.

Gjatë korrikut 33 persona u paditën për prerje pemësh në këtë pyll, por të gjithë kanë marrë gjoba minimale dhe i janë rikthyer sërish me sëpatë pyllit. Ndërkohë, dikush e dogji këtë pyll, mbase për të nxjerrë fitime nga pemët e prera.

Top Channel