Withers: Shqipëria në buzë të humnerës

06/09/2012 00:00

Prej dy vitesh, ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, John Withers, është tërhequr në pension dhe jeton në shtëpinë e tij në Merilend, një shtet me përmasat e Shqipërisë, me rreth 28 mijë kilometra katrorë.

Ish-ambasadori I SHBA-së në Tiranë, prej më shumë se dy vitesh, ka heshtur përballë kamerave televizive, duke mbajtur një premtim të dhënë në fundin e mandatit të tij në studion e “Top-Story”.

Megjithatë, në një intervistë eksluzive nga SHBA, në serinë hapëse të sezonit të ri të “Top-Story” në “Top-Channel”, John Withers, në rolin e qytetarit të thjeshtë komentoi gjithçka rrethon Shqipërinë, politikanët, rrugën ku vendi ynë po ecën dhe të ardhmen e tij.

Intervista e plotë

Sokol Balla – Zoti Withers, t’iu drejtohem në këtë fillim interviste si ambasadori apo si qytetari John Withers? Ndërkohë, në këto dy vjet, ju nuk keni qëndruar gjithmonë I heshtur. Keni folur në një të përditshme shqiptare dhe keni dhënë komentet tuaja në lidhje me skandalin e “Ëikileaks”. Ju lëshuat një deklaratë publike që ju konfliktoi me kryeminstrin dhe keni dhënë edhe një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Por, përse pranuat pikërisht tani ftesën time për t’u intervistuar në “Top-Story”?

Ish-Ambasadori John Withers – Arsyeja e parë dhe më thelbësorja lidhet me faktin se ndonëse kam qëndruar larg Shqipërisë për pothuajse dy vjet, unë vazhdoj të ndihem thellësisht I lidhur me vendin dhe me njerëzit. Vazhdoj të mendoj se shqiptarët janë njerëz tepër të veçantë. Nuk flas këtu vetëm opër elitat, por edhe për njerëzit e thjeshtë që më kanë trajtuar më shumë respekt. Kjo mundësi për të folur sërish me ju është një nder për mua, por tashmë flas në një kapacitet tjetër, pasi tashmë mund t’I them gjërat troç. Si diplomat, duhet të flasësh me një gjuhë diplomatike të kuptueshme vetëm për ata që I përfshin. Ndërsa tashmë, si qytetar, I cili nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam në gjendje që të flas shumë më hapur për të gjitha pikëpamjet e mia.

Sokol Balla – Në shtëpinë tuaj, është e thjeshtë që të shohësh kujtime të pafundme nga qëndrimi juaj në Shqipëri. Përse në shtëpinë e një diplomati, me një karrierë të gjatë si ju, mbizotëron dukshëm vendi ynë përballë çdo vendi e përvoje tjetër?

Ish-Ambasadori John Withers– Siç thashë,ndiej një lidhje të veçantë me Shqipërinë. Kam shijuar çdo punë dhe çdo vend ku kam qenë, por gati të gjithë diplomatët kanë një vend të preferuar gjatë karrierës së tyre. Do të krahasoja punën time me meloditë muzikore. Kushdo prej nesh ka disa melodi të preferuara, por në Shqipëri, unë gjeta atë kryeveprën, atë melodinë që të bën më shumë për vete. Suveniret dhe kujtimet rikthejnë në kujtesën time ato momente të mrekullueshme. Sidoqoftë, kujtimi më I madh që kam marrë nga Shqipëria gjendet brenda në zemrën time.

Sokol Balla – Mos ndoshta ky afeksion I juaj lidhet me faktin që në Shqipëri dhe mbase edhe në Kosovë, ambasadorëve amerikanë u jepet mbase pak më shumë rëndësi nga sa duhet?

Ish-Ambasadori John Withers– Kjo është një pyetje e vështirë për të dhënë një përgjigje. Ajo që mund të them është se u trajtova shumë mirë nga të gjithë personat në Shqipëri, ato të larta dhe të ulta, të pasur dhe të varfër, pushtetarë dhe njerëz të zakonshëm. Mbase fakti që isha ambasador më ndihmoi në formimin e këtij raporti, por ama çdo amerikan trajtohet mirë në vendin tuaj. Arsyeja e dytë lidhet me faktin se edhe tani që nuk jam më ambasador, takoj shqiptarë gjithandej dhe më kujton mikpritjen dhe bujarinë e tyre. Edhe në këtë fshat të vogël këtu në Merilend, ku jetoj, takoj shqiptarë gjithandej. Në një rast, isha në një dyqan dhe po shkoja të blija djathë dhe mish, I veshur në mënyrë civile dhe nuk kishte shumë njerëz në dyqan. Papritur, të gjithë dëgjuam një zhurmë të madhe, pasi dikush po vraponte me shpejtësi. Një burrë erdhi tek unë dhe më tha që e dinte se isha unë sepse më njohu nga zëri. Më njohu nga zëri. Një herë tek mjeku mu afruan disa shqiptarë, por tani, përtej kësaj, arrij të filloj dhe unë të dalloj shqiptarë nga mënyra se si ecin dhe flasin. Edhe në Paris e Londër, kam arritur të takoj shqiptarë dhe të flas me ta, edhe pse në këto dy qytete isha vetëm një turist.

Sokol Balla – Megjithatë, është fakt që ju jeni bërë I njohur falë funksionit tuaj. Përtej këtij raporti të veçantë, vlerësimet e shqiptarëve për atë që keni bërë gjatë mbajtjes së detyrës, kanë qenë pozitive apo kritike?

Ish-Ambasadori John Withers– Nuk kam pasur kurrë një kritikë të vetme, madje as në takimet e shqiptaro-amerikanëve këtu në SHBA. Në një takim të tillë më kërkuan që të mbaja fjalimin kryesor dhe gjatë të gjithë mbrëmjes vetëm shtrëngoja duar, e shumë më falenderuan për atë që kam bërë për vendin e tyre.

Sokol Balla – Ajo që ju bëtë për Shqipërinë dhe demokracinë e saj, a mos vallë shkoi përtej asaj që ju duhet të bënit si ambasador I Shteteve të Bashkuara?

Ish-Ambasadori John Withers
– Nuk e mendoj kështu. Një ambasador amerikan është një nder dhe një privilegj I madh sepse ju jeni ai përson që përfaqësoni Presidentin dhe unë I kam shërbyer dy Presidentëve, John Bush dhe Barack Obama. Vihesh përpara përgjegjësisë që të përfaqësosh autoritetin e vendit tënd, por mbi të gjitha që të përfaqësosh ato parime mbi të cilat vendi ynë është ndërtuar, mbi ato vlera që SHBA mbart. Kuptohet, kjo mund të jetë më e lehtë apo më e vështirë në raport me vendin ku ndodhesh, por në Shqipëri kur e bën këtë dhe nëse arrin të kuptohesh nga shqiptarët, arrin të shpërblehesh me një ngrohtësi që rrallë e gjen diku tjetër.

Sokol  Balla – Megjithatë, edhe në një vend si Shqipëria, që siç thatë edhe ju ndan vlera të njëjta me popullin amerikan, nuk kanë munguar kritikat, madje edhe të ashpra në vitet e fundit, ndaj ambasadorëve amerikanë. Konkretisht ndaj jush dhe pasuesit tuaj, Zotit Arvizu.

Ish-Ambasadori John Withers– Kjo ndodh sepse planeti është një vend real dhe jo ideal. Shpesh herë, sjellja dhe politikat që kërkon të sjellësh si ambasador, nuk bashkohen me pikëpamjet e politikat e qeverisë vendase. Është detyra e një ambasadori që të bëjë të ditur pikëpamjet e vendit të tij. Ndonjëherë ato nuk mirëpriten dhe shumë nga gjërat që kam thënë në Shqipëri nuk janë mirëpritur nga një numër I caktuar njerëzish, por nga ana tjetër janë mirëpritur tek shumë persona të tjerë dhe kjo është detyra e diplomacisë. Diplomacia nuk është një konkurs për të fituar miqësi apo popullaritet. Shërben edhe për këtë, por qëllimi I vërtetë është që të bindë dhe t’i tregojë njerëzve se çfarë është më e mira. Shpesh herë kjo do të thotë se duhet të flasësh hapur dhe ndershmërisht, edhe pse në vend mund të ketë njerëz që nuk I pëlqen të dëgjojnë se çfarë ke për të thënë.

Sokol Balla – Në intervistën e fundit përpara largimit nga Shqipëria, ju shprehet të shqetësuar për gjendjen e gjyqësorit, demokracisë, korrupsionit. Që nga ajo kohë kur keni folur, vlerësimet ndërkombëtare kanë treguar përkeqësim. Kjo ju jep të drejtë, por a jeni i lumtur për këtë?

Ish-Ambasadori John Withers
– Nuk mendoj se dikush që e njeh Shqipërinë dhe e do këtë do të kënaqej nga zhvillimet e fundit. Tashmë si një vëzhgues në distancë, duke parë atë që është duke ndodhur tani, unë mendoj se frika për atë që do të ndodhte me institucionet e pavarura demokratike, ndodhi. Presioni që atëherë ishte I dukshëm, ndërsa tani, duke parë edhe zgjedhjen e presidentit me një votë njëpartiake, është përkeqësuar dukshëm. Me këtë dua të them që e njoh Presidentin (Bujar Nishanin) qe nga koha kur ai ishte ministër dhe e respektoj shumë si një burrë kurajoz, siç demonstroi në mënyrën se si mposhti sëmundjen e tij. Por, nuk po merrem këtu me rolin e Bujar Nishanit si njeri, por me rolin e tij dhe ai është, siç premtoi kryeministri disa muaj më parë, një besnik I Partisë Demokratike. Nuk është gjë e keqe ti besosh një partie, por në klimën ku ndodhet sot Shqipëria, a do të dëshmojë aftësi për të kundërshtuar kryeministrin zoti Nishani në ato raste kur do të nevojitet diçka e tillë? Jam shumë skeptik se ai mund ta bëjë diçka të tillë, duke parë edhe politikanë të tjerë shqiptarë, që kur kryeministri flet, ata vetëm e ndjekin pas. E kam të lehtë t’iu them shumë emra që futen në këtë kategori, ata që ne e quajmë “Yes Man”, njeriu “lepe peqe” për gjithçka.

Sokol Balla – Pra, ju po thoni se zoti Nishani nuk mund të bëjë si duhet detyrën e tij? Pra ai nuk mund të ngrihet dhe të kundërshtojë kryeministrin kur kjo do të jetë e nevojshme?

Ish-Ambasadori John Withers – Unë nuk mund të parashikoj të ardhmen më mirë se një njeri I zakonshëm, por ai duhet të provojë gabim spekticizmin tim në rolin e tij në raport me kryeministrin. Tashmë kemi një kryeministër dhe ish-Presidentin Topi që kërkonte të vendoste njerëz të mirë në krye të gjykatave. Tashmë pyetja është se a do të mund që Nishani të zgjedhë personat e duhur dhe t’i rezistojë takeve të PD-së. I njëjti diskutim do të vlente edhe për Lulzim Bashën dhe shumë të tjerë. Ne e dimë rrezikon e politizimit të gjykatave. Si mund të jenë ato të pavarura nëse do t’i jenë besnike një krahu të caktuar?

Sokol Balla – Ku po shkon kjo situatë?

Ish-Ambasadori John Withers– Për momentin kemi momente sa interesante aq edhe ironike në politikën shqiptare. Partitë politike po përpiqen të heqin imunitetin e zyrtarëve të lartë dhe unë jam një mbështetës I fuqishëm I kësaj dhe e kam kërkuar që kur isha ambasador. Pavarësisht kësaj, vjen ajo që unë e përshkruaj si një rrezik. Në përputhje që heqja e imunitetit të ketë me të vërtetë vlerë, duhet që gjykatat të jenë tërësisht të pavarura nga çdo parti apo palë, duhen domosdoshmërisht që ato të flasin me fjalën e ligjit, ndryshe gjykatat kthehen në një armë që përdoren si një armë në dorë të Shqipërisë. Kryeministri Berisha, në një prononcim të disa ditëve më parë, akuzonte Partinë Socialiste për mosaprovimin e heqjes së imunitetit në datën 6 gusht dhe duke bërë këtë thonte se të gjithë deputetët socialistë janë milionerë. Mos vallë është kjo përse kryeministri kërkon heqjen e imuniteteve, që të sulmojë deputetët e opozitës? Pyetja ime ndaj tij është se përse nuk kemi pasur një luftë madhore kundër korrupsionit në këto shtatë vite që ai ka qenë kryeministër? Është e vërtetë që mund të ketë funksionarë që mbulohen nga imuniteti, por ka shumë të dyshuar të tjerë për korrupsion që nuk kanë imunitet dhe mund të ishin spastruar. Cila është arsyeja që kjo nuk është bërë dhe a është I gatshëm kryeministri që të dënojë të korruptuarit brenda partisë së tij apo vetëm ata të Partisë Socialiste. Për mua është e qartë që Shqipëria duhet të çlirojë veten nga korrupsioni në mënyrë më urgjente dhe më të shpejtë që të jetë e mundur.

Sokol Balla – Ndërsa ju flisni, të vijnë në mendje fakte që mbështesin këto që thoni, si ndëshkimi për shpifje ndaj fëmijëve të kryeministrit I deputetëve socialistë apo mbyllja e çështjeve madhore të korrupsionit, si ajo e rrugës Durrës-Kukës, Gërdeci apo ajo e videoskandalit Meta. A është kjo një situatë shqetësuese për demokracinë?

Ish-Ambasadori John Withers – Është një rrezik jashtëzakonisht I madh mospasja e një sistemi të pavarur drejtësie, një kërcënim tejet I madh për një demokraci. E gjithë ideja e demokracisë është pasja e një sistemi të kufizuar dhe të kontrolluar pushteti në të gjithë hallkat e tij dhe me këtë bie dakord çdo politikan amerikan, si Obama ashtu edhe Romney. Ideja është që pushteti duhet të ketë balanca dhe kontrolle. Pushteti I përqendruar në dorën e një partie, është një rrethim I demokracisë. Në shtëpi kam një foto të gjyqit të Musine Kokalarit, e cila ka në fytyrë një shprehje të qartë pafajësie, por për rregjimin komunist ajo ishte një kërcënim dhe duhet të goditej. Dhe kështu u bë. Ky është rreziku I mospasjes së një sistemi të lirë drejtësie.

Sokol Balla – Mos jeni duke thënë se rrezikojmë të përfundojmë në të njëjtën pikë?

Ish-Ambasadori John Withers – Në këtë moment, Shqipëria është në buzë të humnerës. Nëse njerëzit e drejtësisë dhe gjyqësorit do të zgjidhen në mënyrë politike apo në mënyrë që t’i kenë borxh pushtetarëve, atëherë kjo është shumë e rrezikshme sepse gjyqësori do të përdorej për qëllime politike dhe jo për të dhënë drejtësi. Kjo nuk është vetëm në Shqipëri. Shikoni çfarë po bën Putin në Rusi, shikoni çfarë po ndodh në Rumani, Gjeorgji, Hungari, Ukrainë e shumë vende të tjera. Në të gjitha këto vende. Shikoni çfarë ndodhi në Ukrainë, ku u burgos ajo që fliste në emër të popullit, liderja e opozitës, duke I dhënë një urdhër gjykatave që ta bënin këtë. Nuk po them se Shqipëria është tashmë në atë pikë, por rreziku është evident që të përfundojë në të njëjtin nivel. Pavarësia e institucioneve është duke u kufizuar gjithmonë e më shumë dhe ky është sinjali I parë që tregon se po ecet në këtë rrugë.

Sokol Balla – A është kjo një tendecë e kësaj partie që është në pushtet apo e të gjithë klasës politike shqiptare për të përqendruar sa më shumë pushtet në duart e tyre, pasi ju keni qenë ambasador kur kushtetuta u ndryshua brenda natës me aprovimin e të dyja palëve?

Ish-Ambasadori John Withers– Nuk mund të spekuloj se çfarë do të bënte një parti tjetër në pushtet. E gjitha mund të jetë një hipotezë. E vetmja që mund të them është se sistemi që duket se është duke u aplikuar, është I rrezikshëm për këdo që do të jetë në pushtet. Kuptohet, shumë varet edhe nga specifikat dhe karakteri I njerëzve të caktuar. Presidenti George Ëashington ka gëzuar në historinë e SHBA-së një popullaritet që asnjë president tjetër kurrë nuk e ka pasur, por refuzoi që të merrte një mandat të tretë, pasi ai tha se dy të tillë do t’i mjaftonin çdo presidenti. Ajo që gjej të mangët në lidershipin shqiptar është pikërisht kjo cilësi, e cila vjen nga Ëashington, I cili mendoi në një moment për të mirën e vendit dhe për shumë dekada më pas dhe jo vetëm për veten. Ajo që shoh unë është që politikanët aktualë kanë krijuar një sistem dominimi dhe që nuk janë të pajisur me këtë vizion madhor për vendin e tyre, pa një koncept për demokracinë dhe të mirën e të keqen për të ardhmen e Shqipërisë. Ajo që po ndodh po dëmton vendin e Shqipërisë në NATO, është duke dëmtuar të ardhmen e fëmijëve shqiptarë. Kjo është ajo që më shqetëson mbi të gjitha.

Sokol Balla – Zoti Withers, pak javë më parë, në “Top-Story”, ish-Presidenti Topi tha pothuajse të njëjtat gjëra. Tha që vendi po rrëshqet nga demokracia drejt diktaturës dhe tha se ka ardhur koha për një ndryshim të madh. Në 2013-n janë zgjedhjet dhe kështu siç janë gjërat sot, a mendoni se duhet të ndodhë një rotacion politik për të mirën e vendit?

Ish-Ambasadori John Withers – Mbi të gjitha, shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje që të shkojnë përtej pikëpyetjeve dhe dyshime si në zgjedhjet e shkuara. Jo manipulime, Komision Zgjedhor të dominuar nga një parti apo Kolegj Elektoral që braktis përgjegjësitë e tij në momentin më të rëndësishëm të vendit. Zgjedhjet e lirshme janë parësorja. Ajo që duhet të keni parasysh është që problemet tuaja nuk do t’i zgjidhë komuniteti ndërkombëtar. Ai vetëm mund të ndihmojë, por problemet tuaja do të zgjidhen nga vetë brenda vendit. Më parë më pyetët në më mungon Berisha. Nuk e di se çfarë ka kundër meje apo çfarë mendon për mua. Ai është një njeri I jashtëzakonshëm, por që unë nuk bie dakord me politikat që kërkon të zbatojë. Të kundërshtuarit e këtyre politikave, nuk do të thotë se unë mbështes nga ana tjetër një platformë të një partie tjetër. Ajo që unë mund të mbështes është një koalicion për demokraci dhe jo një parti e vetme politike.

Sokol Balla – Dilema e shqiptarëve është se e dinë se çfarë Sali Berisha mund të prodhojë, por a mund të jetë Edi Rama një kryeministër më i mirë?

Ish-Ambasadori John Withers – Kjo është ekzaktësisht arsyeja përse njerëzit duhet të bëhen aktivë, duke u kthyer në gjyqtarë të demokracisë.

Sokol Balla – Nuk iu përgjigjët pyetjes sime, nëse Edi Rama mund të jetë një kryeministër I mirë për Shqipërinë?

Ish-Ambasadori John Withers – Nuk kam se si ta di. Ai nuk ka mbajtur asnjëherë ndonjë post drejtues në nivel kombëtar. Nuk kam asnjë ide dhe nuk dua të përfshihem në spekulime të tilla. Ajo që unë di dhe shoh janë politikat e qeverisë aktuale dhe të them që Edi Rama do të veprojë njësoj këtë nuk mund ta di, nuk mund të parashikoj të ardhmen. Dhe që të mos keqkuptohem, nuk po kërkoj nga shqiptarët që të ndërmarrin veprime konkrete, siç mund të jenë demonstrata apo lëvizje të tjera. Ajo që duhet të bëjnë shqiptarët është të ngrenë zërin e tyre, të dëgjohen dhe kjo është pa dyshim arma më e fortë që historia ka treguar se kanë popujt. Nëse njerëzit qëndrojnë indiferentë për gjëra kryesore, atëherë kjo tregon se po humbasin lirinë e tyre.

Sokol Balla – Vitin e kaluar patëm videoskandalin e zotit Meta dhe pa dyshim, ngjarjen tragjike të 21 janarit ku katër persona humbën jetën. Pak muaj më vonë, në zgjedhjet e 8 majit, ministri I Brendshëm I 21 janarit jo vetëm që fiton, por mund liderin e opozitës, ndërsa partia e tij fiton rreth 50% më shumë të votave se në zgjedhjet e mëparshme. Pra, çfarë shkon mirë apo keq me demokracinë shqiptare?

Ish-Ambasadori John Withers – Fillimisht, përpara se të përgjigjem, natyrisht më lind pyetja: A I fitoi me të vërtetë Lulzim Basha zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Ajo ishte shumë e çuditshme dhe e pajustifikueshme, ndryshimi I rregullave të lojës, numërimi I votave të hedhura keq, nuk është mënyra se si demokracia funksionon. KQZ u duk se ndihmoi maxhorancën dhe Kolegji Elektoral nuk u interesua për ligjin, prandaj mbetet pyetja se kush fitoi me të vërtetë. Përsa I përket pyetjes suaj dhe shqiptarëve që besojnë në njërin krah apo tjetrin, kjo është një pyetje për të cilën duhet të pyesni shqiptarë dhe mbi të gjitha ata që partuan një parti të caktuar tjetrën. Ajo që më shqetëson është se duket se shqiptarët votojnë për personalitetet, jo për platforma dhe projekte të caktuara.

Sokol Balla – Ju me të drejtë flisni se qeveria duhet të japë përgjigje për mënyrën se si shpenzon paratë dhe një pjesë e tyre u shpenzuan pas 21 janarit për të blerë pajisje të shumta përgjuese për ushtrinë dhe forcat e rendit. Me këto pajisje është spekuluar se është përgjuar opozita dhe madje dhe diplomatë.

Ish-Ambasadori John Withers – I kam dëgjuar këto deklarata, por nga kjo distancë është e pamundur të jap një mendim për saktësinë e këtyre spekulimeve.

Sokol Balla – Gjatë kohës që ishit ambasador në Shqipëri, a e keni ndjerë veten ndonjëherë të ndjekur, survejuar apo përgjuar nga autoritetet?

Ish-Ambasadori John Withers– Jo, kurrë nuk kam pasur një ndjesi të tillë. Jeta ime në Shqipëri ka qenë shumë e hapur dhe asgjë nuk ka qenë sekrete dhe nëse dikush tentonte të spiunonte për mua, do të jetë zhgënjyer, pasi nuk ka pasur asnjë skandal apo diçka për të zbuluar. Por, nëse pretendimet janë të vërteta, është një çështje vertet serioze dhe diçka duhet bërë.

Sokol Balla – Kur ju flisni për demokracinë brenda Partisë Demokratike dhe zotin Basha, gjëja e parë që të vjen ndërmend është se duket se ai është I zgjedhuri I kryeministrit për të qenë pasardhësi I tij brenda partisë. Një njeri I artikuluar dhe I rafinuar, por nuk është I zgjedhuri, por I paracaktuari për të udhëhequr partinë në të ardhmen dhe deri në një fare pike, duket I parapëlqyer edhe nga amerikanët.

Ish-Ambasadori John Withers – Në nivelin personal, është shumë e lehtë të pëlqesh të gjithë politikanët shqiptarë. Në këtë nivel, vetë kryeministri, zoti Meta, zonja Topalli, zoti Rama apo Basha janë të lehtë për t’u pëlqyer. Por, mendoj se është një iluzion konstatimi se Basha është I zgjedhur I amerikanëve, pasi amerikanët mbështesin njerëzit për atë që janë dhe bëjnë e jo për atë që përfaqësojnë.

Sokol Balla – Zoti ambasador, që në kohën kur ju jeni larguar, duket se diçka po lëviz në politikën shqiptare, duke nisur nga shndërrimi i Aleancës Kuqezi, e nisur si një lëvizje nacionaliste në një parti dhe deri tek fraksioni I ri I formuar brenda PD-së, Fryma e Re Demokratike që drejt së cilës po afrohet gjithmonë e më shumë ish-Presidenti Topi. Si I interpretoni të gjitha këto lëvizje?

Ish-Ambasadori John Withers– Amerikanët besojnë fuqimisht në lirinë e të shprehurit dhe dalja në pah e partive të reja politike është e natyrshme në një shoqëri demokratike. Nëse presidenti Topi ka një parti me qëndrime të ndryshme dhe mund të fitojë mbështetje, do të ishte pozitive. Përsa i përket Aleancës Kuqezi, nuk ka asgjë të gabuar me të qënit krenar për kombin, por nuk është e mirë të ketë ekstremizëm. Megjithatë, nuk mund të gjykoj nga larg se sa kjo parti i shkon këtij klasifikimi që sapo bëra. Duhet të rikthehem në Shqipëri në një pikë të caktuar për të kuptuar se çfarë është duke ndodhur.

Sokol Balla: Në fakt në intervistën e fundit që ne kemi bërë ju keni premtuar që do të ktheheni në Shqipëri…

Ish-Ambasadori John Withers: Po do të dëshiroja shumë të rikthehesha atje, por për momentin me duhet të jem në pension pasi këtu kam shumë gjëra për të bërë. Për shumë kohë unë dhe bashkëshortja nuk kishim një shtëpi. Tani e kemi një të tillë, të përbashkët pas shumë përpjekjesh. Është e nevojshme të jemi pranë familjes, dy vëllezërve të mi që jetojnë në Kolorado dhe nënës sime e cila mbushi 86 vjeç. Ajo jeton shumë afër meje, vetëm 20 minuta larg nëse s’ka trafik. Ka shpenzuar shumë kohë gjatë karrierës duke qendruar larg, tani është koha t’i qendroj pranë dhe të mësoj prej saj. Për moshën që ka është shumë mirë duke qenë më aktive tani që është 86 vjeç krahasuar me mua dhe vëllain që jemi tek të 60-at. Ndjehemi krenar për të dhe që jemi djemtë e saj. Të qenit diplomat ishte një pjesë interesante e jetës sime, tani më duhet të shkruaj dhe e kam nisur.

Sokol Balla: Do të jetë dhe Shqipëria pjesë e planeve apo pjesë e librave që do të shkruani?

Ish-Ambasadori John Withers: Ende jo. Kam disa plane, fillimisht të përfundoj librin për babain dhe holokaustin dhe t’ja dhuroj nënës e cila është shumë e lumtur për këtë. Ai është varrosur me nderime në krematoriumin nacional në Arlington. Ne shkojmë shpesh atje për vizitë. Për atë që ai dhe nëna ime bënë për mua dua që libri im I parë të jetë për babain. Mendoj që librin e dytë ta trajtoj në këndvështrimin e një udhëtari për të treguar momentet e lumtura që unë kam jetuar, ndoshta libri i tretë është për Shqipërinë.

Sokol Balla: E treta e vërteta…

Ish-Ambasadori John Withers: Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se nuk ka gjë më të fuqishme se e vërteta dhe e vërteta është e vështirë për t’u pranuar dhe dëgjuar nga disa njerëz. Është e vështirë për ta që ta pranojnë atë. Kur njerëzit më tregojnë të vërteta për jetën time unë vihem në siklet, por kjo është e vërteta. Unë jam optimist për Shqipërinë sepse leksioni i historisë së Shqipërisë është e ajo fjalë që quhet e vërteta, forca më e fuqishme mbi tokë. Mund të godisni, mund të abuzoni me njerëzit, por në fund të fundit njerëzit do të ngulmojnë në të mësuarit të vërtetës. Tani është koha për shqiptarët, për të gjithë, të thotë të vërtetën dhe të këmbëngulë për të vërtetën. Në Shqipëri mbeten shumë gjëra pezull, pa u thënë apo falsitete nga politikanët. Të thuash që 21 janari ishte një grusht shteti është një falsitet, të sulmosh Prokuroren e Përgjithshme në atë mënyrë është e papranueshme. Të thuash gjëra për rivalët politikë, kritikët, jam i sigurtë që shumë gjëra janë thënë për ty, e tëra kjo është një falsitet. Njerëzit duhet të shprehin mendimet dhe opinionet e tyre. Qeveria ndërtoi një strategji marrëdhëniesh me publikun duke fshehur ngjarje shqetësuese. Pra nuk është qeveria në anën e atij që thotë të vërtetën, gjeja themelore e demokracisë.

Sokol Balla: Zoti Withers, ju rreshtuat disa nga arsyet që po ua bëjnë pensionin tuaj të themi të kuptimtë, por a është Shqipëria një nga arsyet e pensionit tuaj të parakohëshëm?

Ish-Ambasadori John Withers: Deri diku, por jo në atë kuptim që është sugjeruar. Dola në pension sepse kjo ishte më e mira për mua dhe gruan time. Në Departamentin Amerikan të Shtetit ishte shumë e vështirë të gjenim një post ku të shërbenim të dy si diplomatë në një vend jashtë Amerikës. Kjo sepse në qeverinë e SHBA-ve, nepotizmi është dicka që nuk lejohet, ndoshta në qeveritë e tjera, por jo në këtë tonën. Vështirësia që kisha në Shqipëri ishte të qenit larg bashkëshortes, me ndershmëri e them se nuk ndjehem i plotë kur jam pa të. Shqipëria e luajti rolin e vet, por jo ashtu sic është sugjeruar nga disa. Dola në pension për arsyet që shpjegova. Erdhi një moment kur për mua dhe Mery Roth ishte e vështirë të na jepej një detyrë bashkarisht si diplomatë meqënëse SHBA nuk toleron nepotizëm.

Sokol Balla: Në Shqipëri jemi pak më të relaksuar nga pikëpamja e nepotizmit…

Ish-Ambasadori John Withers: Ka një pjesë tjetër timen që lidhet më të shkuarën. E dua shumë vendin tim. Kam nevojë të takoj miqtë e mi dhe të afërmit. Shqipëria zë një vend të vogël tek unë, por do ta theksoja, kritik. Kishte mundësi punësimi për mua në DASH, disa prej tyre shumë intrigues. M’u ofruan këto, por unë nuk pranova. Fare mirë mund të qendrojë në Departament deri sa të arrija moshën e pensionit, por nëse emëroheni në një punë të re në DASH do të thotë të mbash përgjegjësi të reja dhe jo ato të mëparëshme.

Sokol Balla: Ju po sugjeroni zoti Withers, se një nga arsyet, jo më kryesorja, por një nga arsyet të themi deri diku shkuat në pension të parakohëshme ishte sepse ju donit të flisnit hapur për Shqipërinë?

Ish-Ambasadori John Withers:
Mund ta thoni edhe këtë. Ishte shumë e qartë për mua pasi lashë Shqipërinë. Unë u largova nga Shqipëria, por Shqipëria nuk u largua prej meje. E kujtoj gjithmonë, jo vetëm politikën. Politika në Shqipëri ka dështuar duke mos treguar se është rruga për t’u dhënë zhvillim Shqipërisë dhe shqiptarëve, por është kthyer në strikte, në një kontrolluese, manipuluese shkatërruese e aspiratave të qytetarëve. Nga ajo cfarë ndjej dhe shikoj mbetem optimist për Shqipërinë dhe këtë ma japin individët duke rrëmbyer cdo mundësi që u jepet, sado e vogël qoftë ajo. Ata edukohen. Aspirata për ta arritur sa më lart është një karakteristikë e shqiptarëve kjo do të prodhojë frute pozitive, packa që do të duhet kohë, por do të ketë sukes në fund.

Sokol Balla: Nuk mendoni se kur flisni në këtë mënyrë, ju i merrni pak më shumë se sa duhet, personalisht gjërat?

Ish-Ambasadori John Withers: Unë ndjej që Shqipërinë e marr shumë seriozisht, shumë të tjerë jo. Ka shumë stereotipe për Shqipërinë fatkeqësisht. Nuk i shikoj shqiptarët si asgjë tjetër përvecse si qënie humane. Atyre nuk u duhet një njeri që sjell shpresë të rreme. Ju festoni këtë vit 100 vjet pavarësi, nderoni 1912, Vlorën, Ismail Qemalin dhe është për të ardhur keq festoni ëndrrën e këtyre njerëzve, ndërkohë që kjo ëndërr është sabotuar. Këta njerëz luftuan për liri dhe nuk luftuan për të patur një burrë të fuqishëm për të udhëhequr në të shkuarën apo tani. Ata luftuan për lirinë. Unë do t’u drejtohesha shqiptarëve se deklarata jonë e pavarësisë është shkruajtur e gjatë dhe me delikatesë, ndërsa e juaja në pak rreshta dhe shkrim dore, duke u bërë një dokument me fuqinë më të plotë që ka ekzistuar ndonjëherë. Tani është koha për të ngjallur ëndrrën e tyre, për të nderuar sakrificat e tyre duke thënë jo ne nuk do të lejojmë të na merret liria, nuk do të lejojmë që të drejtat tona të përgjysmohen, nuk do të lejojmë zhbërjen e demokracisë, ne nuk do ta lejojmë një gjë të tillë dhe do ta nisim që tani.

Sokol Balla: Përse diplomacia amerikane nuk na flet ne shqiptarëve dhe klasës politike me këtë gjuhë që flisni ju sot, e cila është një gjuhë që ju e keni folur edhe kur keni qenë ambasador i SHBA?

Ish-Ambasadori John Withers: Kam lexuar një koment për një intervistë që kam dhënë; përsë një ish-ambasador amerikan thotë dicka që nuk e tha në kohën kur ishte ambasador? Por kur je ambasador ke përgjegjësi, nuk flet në emrin tënd, por në emër të vendit tënd. Ekziston një traditë tashmë, ajo e të folurit me gjuhën diplomatike. Shpesh kjo gjuhë kërkon përkthyes. Mendoj që kam folur hapur, këto që them sot janë vazhdimësi e atyre që thoja atëherë. Tani mund t’i them gjërat më hapur, jo në gjuhë diplomatike. Nuk mendoj se politikat tona për Shqipërinë kanë ndryshuar. Kam lexuar deklaratën e Uashingtonit pas zgjedhjes së presidentit të ri që ndalej tek respektimi i institucioneve të pavarura. Kjo është ajo që ne kemi thënë në vazhdimësi.

Sokol Balla: Megjithatë zoti Ambasador duket që politika e jashtme e administratës Obama deri diku ka dështuar në forcimin e institucioneve demokratike në vendet e Europës Lindore sic edhe ju i përmendët, Hungaria, Rumania, Shqipëria, Gjeorgjia, Ukraina. Duket sikur administrata Obama përsa i përket politikës së jashtme disa gjëra i bëri në pikat që ka lidhje në influencën e politikës së brendshme pra si Iraku apo Afganistani, por kur vjen puna tek roli i saj në forcimin e institucioneve demokratike në vende si i yni duket sikur ky rol është dobësuar.

Ish-Ambasadori John Withers: Besoj se kjo është një pikëpamje e gabuar. Nga eksperienca ime, administrata Obama është e shqetësuar dhe aktive në këto çështje. Kam qënë shumë i impresionuar me sekretaren Hillari Klinton. Ajo shkon në Rusi dhë përpara Rusisë kritikoi zgjedhjet e atjeshme. Ajo nuk ka frikë. Është absolutisht e pafrikësuar. Ato që ka bërë për të drejtat e grave, të minoriteteve duke sfiduar e kritikuar, kanë krijuar pakënaqësi tek udhëheqësit a atyre vendeve. Ajo është një shembull i vërtetë.
 
Sokol Balla: Po, por ajo u takua me zotin Berisha disa javë përpara zgjedhjes së presidentit të ri, kur të gjithë kërkonin nga ai të lejonte zgjedhjen konsensuale. Në fakt ne nuk dëgjuam asnjë fjalë nga zyra e Sekretares Amerikane të Shtetit për këtë çështje.

Ish-Ambasadori John Withers: Nuk mund të flas për këtë për aq kohë sa nuk kam qenë në ato takime. Por, natyrisht mos harroni se unë kam punuar për zonjën Klinton të cilën e kam takuar, megjithëse s’mund të them që ajo i mban mënd detyrimisht ato takime. Unë i kam shërbyer si ambasador në Shqipëri dhe instruksionet dhe fjalimet e mbajtura ishin sipas direktivave të saj. Unë kam parë edhe ambasadorë të akredituar në vendet që folëm, përfshi Gjeorgjinë, në fjalimet e tyre publike të shprehin gjëra haptas jo në gjuhën e zakonshme diplomatike. Të tilla veprime që shkaktojnë probleme në demokraci për ne janë tejet shqetësuese. Çdo ndihmë nga jashtë nuk mund të ndryshojë situatën në favorin tuaj. Duhet ta bëni për veten tuaj. Gjithmonë ka për t’iu dalë përpara kjo pyetje. Përse Amerika duhet të kujdeset më shumë sa vetë shqiptarët për veten e tyre? Kujdes, po. Por ju duhet të jeni të parët për t’iu kundërvënë të tilla zhvillimeve. Përsëri e thekson se nuk jam duke folur për veprime radikale pasi jam tërësisht kundra aktive të dhunës. Folët për atë takim. Përse liderë të caktuar shqiptarë nuk i shkruan Sekretares së Shtetit ku t’i thonin se këto janë ndjesitë tona për këtë njeri që ju jeni duke e takuar. Asgjë se ndalonte një veprim të tillë. Përse nuk i shkruajnë kongresmenëve, fuqive të botës gjë të cilën duhet ta ndërmarrin njerëzit me një shpirt. Në të tilla kushte nuk ke çfarë bën më shumë.
 
Sokol Balla: A ju kujtohet historia e krimbit shumëkëmbësh?

Ish-Ambasadori John Withers: Patjetër që më kujtohet. Historia e krimbit shumëkëmbësh, të uritur, lexuar disa fëmijëve, që bëri të dilja edhe në Portokalli. Pati disa pasoja paçka ishte një humor i mirë për Portokallinë. Paraqitja në Portokalli ishte një dicka e këndshme. E mbaj mend shumë mirë.
 
Sokol Balla: A ka ai krimb shumëkëmbësh që kërkonte t’i hante të gjitha a ka ai një emër?

Ish-Ambasadori John Withers: Është histori fëmijësh. I ishte dedikuar atyre fëmijëve që takova. Kur e lexova duhet ta them patjetër dhe vërtetësisht se nuk isha duke menduar për asnjë çast rreth politikës. Atë moment nuk më bëhej fare vonë për politikën. Çfarë më preokuponte ishte gëzimi atyre fëmijëve kjo ishte e tëra. Dhe duhet ta dini se kjo është e vërteta pasi ka qenë konsistente përgjatë tërë kohës si ambasador. Një ditë i tregova personelit të ambasadës se sipas llogaritjeve 3 deri në 4 milion shqiptarë jetojnë në Shqipëri dhe unë dëshiroj t’i takoj të gjithë ata. Natyrisht ishte e pamundur dhe më duhet të kthehem për të takuar të tjerët. Ata që kam takuar ishin studentë, vajza të vogla që luanin basketboll, burra dhe gra të vjetër që jetën e kishin të lidhur me pensionin, shitës, policë dhe ushtarakë që mendoj se janë krenaria e Shqipërisë. Ata të cilat kam takuar jam kënaqur dhe dëshiroj t’i takoj përsëri nëse do të më jepej mundësia. Politikanët shqiptarë i kanë pasur mundësitë të realizojnë shumë herë aspiratat e qytetarëve por kanë dështuar. Mundësia për të zgjedhur një president të gjithë shqiptarëve, jo një president të PD-së, ishte përpara tyre. Por si gjithmonë është lideri ai që zgjedh yllin për të shkëlqyer. Dhe kjo është për ardhur keq. Është koha që në këto 100 vite aspirata të Shqipërisë për pavarësi të hidhen themelet e një ditëlindje të re për lirinë. E gjitha nën pushtetin e njerëzve.

Top Channel