Korçë, vetëvritet polici i burgjeve

06/09/2012 00:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Korçës, ku një punonjës policie ka vrarë veten.

Sipas informacioneve të fundit të autoriteteve lokale, viktima është shtetasi Ilir Sadikaj, polic në burgun e Drenovës.

Nga hetimet e para, njoftojnë burime policore, dyshohet se Sadikaj i ka dhënë fund jetës për shkak të gjendjes depresive në të cilën ndodhej.

Agjenti u vetëvra pranë spitalit të qytetit. Gjithësesi, burimet shtojnë më tej se do të merren në pyetje familjarët e tij për të zbuluar më shumë mbi gjendjen e agjentit.

Top Channel