Fëmijët, tek prindërit në burg

06/09/2012 00:00

Xhevrie Lahi,e cila ndodhet në paraburgimin 313 nën akuzën e vrasjes së
bashkëshortit, edhe pas apelit që bëri thuajse një vit më parë për të
takuar fëmijet e saj, ajo nuk ia ka dalë mbanë t’i shohë ata.

Pavaresisht nje takimi te zhvilluar mes te paraburgosurve dhe femijeve te tyre ne prag te fillimit te këtij viti shkollor, ne kete aktivitet nuk kishte asnje grua te paraburgosur. Kete mundesi e kane patur vetem burrat, ndersa grate edhe pse institucioni ka derguar kerkesa per femijet e tyre, askush nuk është sjellë.

“Kemi dy të paraburgosura femra familjare, të cilat kanë vështirësi komunikimi me familjet. Ne punojmë që t’i afrojmë palët, kemi arritur deri diku në lidhje telefonike, por deri më sot nuk janë thyer ende këto tabu”, thotë specialisti Petrit Collaku.

Çështja e mbajtjes peng te femijeve dhe ndalimi i tyre per te takuar nenen eshte hasur edhe ne burgje te tjera, veçanerisht per ato gra qe jane ne burg per akuzen e vrasjes. Disa prej te cilave kane vite pa i pare femijet e tyre. Ne aktivitetin e zhvilluar nga 313, perveç specialisteve te Sektorit te Edukimit ishin edhe bashkeshortet e te pandehurve, mes te cileve kishte te akuzuar per trafik droge, sikurse rasti i trafikut te kokaines ne vaj palme, te pjesemarrjes ne Banden e Durresit apo ne Banden e Cerrikut.

Top Channel