Tiranë, skandali me mbeturinat

05/09/2012 00:00

Fabrika e ngritur në territorin e komunes Vaqarr, e cila merret me
përpunimin e mbetjeve ushtron aktivitetin pa u pajisur më parë me leje
mjedisore.

Këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës, akuzojne kreun e Bashkise Lulzim Basha se u hoqi të drejtën romëve të mblidhnin mjete të riciklueshme, me qëllim për të favorizuar një kompani, e cila vetëm para pak kohësh është regjistruar pranë QKR-së.

“Plehrave u doli tymi, gazetarë të pavarur të gazetës “Idea” kanë kryer një investigim të pavarur, mbi denoncimet e bëra pak javë më parë. Monopoli i mbetjeve, si një strukturë e tipit mafioz është ndërtuar tashmë në Tiranë. Zoti Basha, duhet t’u përgjigjet qytetarëve të Tiranës, cila është firma që mbrohet natë e ditë nga uniformat e Bashkisë? Cili është pronari i vetëm që kontrollon këtë biznes, duke goditur shtresat që jetojnë në varfëri të thellë? A e ka lejen mjedisore? Ministria e Mjedisit të japë përgjigje për këtë cështje”, tha Aldrin Dalipi, kreu i Këshilltarëve Socialistë në Bashki.

Sipas Dalipit, Bashkia e Tiranës i ka dhënë kësaj kompanie, pas të cilës nuk dihet kush fshihet,të drejtën të shfrytëzojë mbeturinat që nëpërmjet firmave të pastrimit i depoziton në Sharrë.

Këshilltarët kërkojnë shpjegime se përse është dhënë pa tender shfrytëzimi i mbetjeve, pasi në treg ka dhjetëra kompani biznesi riciklimi dhe mbi të gjitha një kompanie pa leje mjedisore.

Si fillim u hoqen romet qe benin selektimin e mbetjeve ne Sharrë, te cilat me pas i shisnin. Por nuk mjaftoi me kaq, pasi pak me vone romet nuk u lejuan t’i grumbullojnë as neper kazane neper Tirane, me qellim, qe mbetjet te vihen ne dispozion te kesaj kompanie e te selektohen nga punetoret e saj ne landfill.

Burime te besueshme bejne me dije se kompania që gëzon sot ekskluzivitetin e shfrytëzimit të mbeturinave quhet “Green” dhe perfaqesohet nga Oliver Shtylla, i cili ne profilin e vet profesional shkruan se eshte i punesuar si menaxher ne Qendren e Biznesit ‘Megatek’. Po te njejtat burime thone se kjo kompani nuk eshte pajisur ende me leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit, nderkohe qe ajo ushtron aktivitetin e saj fare ne breg te lumit Erzen dhe specialiste te mjedisit thone se nje gje e tille eshte e patolerueshme.   

Top Channel