Mesa duket formula e betimit për të thënë të vërtetën para trupit
gjykues, do t’u hapë mjaft probleme me drejtësinë disa personave, të
cilët kanë dëshmuar gjatë procesit ndaj të pandehurve të Bandës së
Durrësit.

Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet për 13 persona të kallëzuar nga Prokuroria e Krimeve të Renda për dëshmi të rreme, përmes të cilave është lehtësuar pozita e të akuzuarve.

Burime te Prokurorise se Tiranes pohuan se dy prokuroret e çeshtjes ndaj Bandes së Durresit, Anton Martini dhe Behar Dibra kane depozituar ne 3 shtator kallëzimin ne fjale menjëherë pasi eshte zbardhur vendimi edhe ne Gjykatën e Apelit ndaj të pandehurve të Bandës së Durrësit.

Sipas materialit qe Top Channel disponon, mes dokumentave te depozituar nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne organin e akuzes se kryeqytetit jane edhe kopjet e vendimit per dergimin e çeshtjes ne gjyq, i vitit 2005, kopje te procesverbaleve te mbajtura ne seancat gjyqesore mbi deshmite qe secili nga 13 deshmitaret ka pohuar, si dhe dy kopje te vendimeve te Shkalles se Pare dhe Apelit per Krimet e Renda.

Prokuroret pohojne se deshmitaret veç e veç, duke pershkruar disa vrasje ose kane ndryshuar pershkrimin fizik te autoreve te dyshuar, ose kane genjyer ne gjykate duke pohuar se diten e krimit te dyshuarit po drekonin me te. Kjo eshte hera e pare kur Prokuroria reagon duke derguar ne grup per deshmi te rreme deshmitaret, kallëzim ky qe ka ardhur menjehere pasi eshte studiuar dosja e vendimit te Apelit dhe Shkalles se Pare.

Top Channel