Aksident rrugor në Korçë, plagosen tre persona

05/09/2012 00:00

Aksident rrugor në aksin Korçë-Pogradec me pasojë plagosjen e tre pasagjerëve të një furgoni me udhëtarë.

Ngjarja ndodhi pranë fshatin Veliternë, kur një furgon linje u përplas me një mjet tjetër.

Sipas te dhenave ne furgonin me pasagjere ishin duke udhetuar 8 persona, prej te cileve jane plagosur drejtuesi i mjetit Ajet Abrashi dhe dy udhetaret Gurtali Dervishi dhe Sadik Mema. Sipas te dhenave shkak i aksidentit ka qene nje parakalimi gabuar nga ana e furgonit dhe shpejtesia e madhe me te cilen ai udhetonte.

Tre te plagosurit u shoqeruan menjehere pas aksidentit ne spitalin e qytetit te Pogradecit, ku pasi u eshte dhene ndihma e nevojshme jane jashte rrezikut per jeten.

Top Channel