U shpërthen granata, plagosen tre adoleshentë

04/09/2012 00:00

Tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur mesditën e së martës në zonë e
Kombinatit, në rrugën  ”Hamdi Cenoimeri’, në Tiranë, për shkak të
shpërthimit të një granate.

Sipas të dhënave të policisë së kryeqytetit,të miturit me iniciale  A.Xh, A.M dhe F.Xh, të tre 15-vjeçarë, kanë gjetur një ndezës granate dhe kanë nisur të luajnë me të, por lënda plasëse u ka shpërthyer në duar.

Menjëherë është bërë transportimi i adoleshentëve në Spitalin Ushtarak. Mësohet se ata kanë pësuar dëmtime në sy dhe në pjesën e fytyrës për shkak të shpërthimit të papritur, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet rreth aksidentit.

Top Channel