Tafaj: Frekuentoni shkollat profesionale

04/09/2012 00:00

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaji ka bërë një vizitë në shkollën e Mesme Profesionale në Elbasan, ‘Salih Ceka’.

Ai ka parë nga afër laboratorin e ri të hidraulikës, sistemit të kaldajave dhe paneleve diellore, investime keto te financuara nga Ambasada Zviceriane. Ky projekt  do të bëjë të mundur kualifikimin sa më të mire të nxënesve që do të studiojnë në këtë shkollë. Sipas Tafajit, në vitet e ardhshme, prioritet do t’i jepet arsimit profesional, i cili do të përgatisë  nxënësit për të dalë shumë lehtë në tregun e punës.

Nga Elbasani, Tafaji u bëri thirrje prindërve edhe nxënësve që të regjistrohen në shkollat profesionale. Kjo do të mundësonte një vend në tregun  e punës dhe do të rriste mundësinë për të vijuar arsimin e lartë ne degët teknike. Për të vënë në jetë këtë prioritet, sipas tij madhor, Ministria e linjës ka rritur me 700 kuota numrin e pranimeve.

Top Channel