Sarandë, mungojnë kushtet dhe psikologu në jetimore

04/09/2012 00:00

Në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë jetojnë aktualisht 35 fëmijë
rezidencialë dhe 13 fëmijë ditorë. Fëmijët i drejtohen insitucionit për
mbështetje me shërbime dhe strehim për arsye që lidhen me humbjen e
njërit apo të dy prindërve, fëmijë të çifteve të divorcuara apo fëmijë
të braktisur.

Një numër i konsiderueshëm i fëmijëve shfaqin probleme të bartura prej traumave të mëparshme ,disa janë pak socialë dhe të tjerë kanë nevojë për trajtim mjekësor herë pas here. Por institucioni ka në dispozicion sipas organikës së miratuar vetëm 20 punonjës nga 35 që i takojnë sipas kritereve të miratuara prej Shërbimit Social Shtetëror.

Në organikën e këtij insitucioni nuk ekziston asnjë psikolog  nga tre të tillë që duhet të kishte për të përmbushur standartin për këtë shërbim. Irena Vieri psikologe me profesion por e punësuar si kujdestare pranë shtëpisë së Fëmijës ne sarande thotë se fëmijët kanë nevojë për trajtim psikologjik të vazhdueshëm dhe se roli i psikologut është kyc në institucione me këtë profil.

Në shtëpinë e fëmijës mungojnë gjithashtu investimet në mjedise, orendi dhe mirëmbajtje. Godina nuk po lyhet të paktën që prej vitit 2005 ndërsa shumica e orendive janë siguruar falë donacioneve  të huaja.

Top Channel