Bulqizë, vatra të reja zjarri në pyje

04/09/2012 00:00

Vatra të reja zjarresh janë shfaqur përreth qytetit të Bulqizës në zonat
e pyllëzuara. Pas zjarreve të rena ditë më parë në zonë kanë nisur të
digjen zona me pyje dhe shkurre mbi lagjen e re të qytetit dhe në disa
fshatra të komunave Fushë-Bulqizë dhe Zerqan dhe në faqen e malit ku
jane galerite e minieres së kromit në Bulqizë.

Per venien nen kontroll të kesaj vatre zjarri ende nuk ka pasur nderhyrje me mjete dhe forca, pasi terreni eshte mjaft i veshtire.

Sipas Drejtorit te Sherbimit Pyjor të ketij rrethi, mësohet se te gjitha zjarret e shkaktuara ne pyje jane te qellimshme dhe ndihma e komunitetit për fikjen e zjarreve, pothuajse ka munguar.  
Nderkohe në rrethin e Bulqizes, vijojnë të mbeten aktive, prej me shume se nje jave, vatrat e zjarreve te rena ne malin e fshatit Ternove , qe rrezikojne te perfshijne edhe Liqenin e Zi, i cili eshte shpallur “park natyror”.

Zyrtarisht ne qarkun e Dibres raportohen 5 vatra zjarri aktive si ajo tek “Liqeni i Bruçit” ne Parkun Kombetar te Lures, ne Kulemath, Kacni dhe Zalle-Gjocaj te komunes Selishte, si dhe ajo në Balgjaj të rrethit të Matit, ku prej dy ditesh punojn rreth  30 forca të ushtrisë per venien nen kontroll të flakeve te zjarreve.

Top Channel